E Shtunë, 31 Tetor 2026

Frey ose Boruc, njëri largohet

Nga Express më 12 mars 2011 në ora 18:35

Sebastian Frey do të largohet nga Fiorentina në fund të këtij sezoni, nëse Artur Boruc është ende pjesë e skuadrës, ka bërë të ditur menaxheri i tij, Carlo Pallavicino. Fiorentina ka katër portierë kualitativë dhe Frey do të qëndrojë jashtë fushës për gjashtë muaj, pas dëmtimit në ligamentet e gjurit. Boruc është aktualisht titullar dhe nëse mbetet i tillë, Frey mund të braktisë Violan. “Në fund të sezonit ose ai do të largohet nga Fiorentina ose Boruc. Njëri përfundimisht do të jetë në treg”, tha Palalvicino për Lady Radio.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›