Cërvenkovski takim për çështjen e emrit

Presidenti Branko Cërvenkovski dhe kryeministri Nikola Gruevski sot do të zhvillojnë takim të përbashkët për çështjen e emrit. Dy përfaqësuesit e lartë shtetëror pritet të arrijnë marrëveshje për zgjedhjen e negociatorit për çështjen e emrit me Greqinë, pasi që gati mëse dy javë, Shkupi zyrtar ka ngelur pa përfaqësues në negociata, pas shkarkimit të Nikolla Dimitrov. Shefi i diplomacisë Antonio Milloshoski deklaroi se janë në kërkim të një përfaqësuesi për çështjen e emrit. Mediat maqedonase kanë nxjerrur tre emra të mundshëm për këtë detyrë ndër të cilët janë: ambasadori i Maqedonisë në SHBA, Zoran Jolevski, ambasadori në Greqi, Bllagoja Hanxhiski dhe profesori universitar Gjorgji Ivanov. Në takimin Gruevski-Cërvenkovski do të bisedohet edhe për marrëdhëniet me Serbinë, pas paralajmërimit të presidentit serb Boris Tadiç për shqyrtimin e mundësisë së fillimit të bashkëpunimit ndërshtetor dhe caktimin të ambasadorit të ri maqedonas, pas prishjes së marrëdhënieve midis dy vendeve me njohjen e pavarësisë së Kosovës më 9 tetor të këtij viti.