Camoranesi: Interi nuk është më i fortë se ne
Mesfushori ofanziv i Juventusit, Mauro Camoranesi, mezi po pret përballjen e fundjavës me Interin, dhe shprehet se skuadra e tij nuk është inferiore kundrejt kampionëve aktualë, të cilët varen nga Zlatan Ibrahimovic. Dy gjigantët italianë do të ndeshen në Giuseppe Meazza të shtunën e ardhshme në derbin tradicionalisht 'të zjarrtë', ndërsa pas skandalit Calciopoli dy skuadrat kanë krijuar rivalitet edhe më të madh. "Ibrahimovic është një lojtar i madh dhe një sulmues i jashtëzakonshëm, dhe unë mendoj se Interi varet nga momentet e tij". "Në secilën skuadër ekzistojnë lojtarë të cilët vetëm e mbushin numrin dhe të tillë që mund të ndryshojnë gjithçka". "Nerazzurët nuk kanë asnjë mundësi më tepër se ne për ta fituar Scudetton. Nuk e di se cili do të jetë pozicioni ynë në tabelë në fund të Kampionatit, mirëpo e di se do të mundohemi deri në fund, pasi që kemi kualitetete të cilat na mundësojnë të jemi konkurrentë, pavarësisht mungesave të shumta që kemi", është shprehur Camoranesi.