E Shtunë, 31 Tetor 2026

Izraeli kërkesë Bushit për lirimin e një spiuni hebre

Jerusalem (start)- Personalitete të rëndësishme në Izrael, i dërguan një peticion kryeministrit Ehud Olmert, i cili javën e ardhshme do të vizitojë SHBA-të, që ti kërkojë presidentit amerikan, George W. Bush të falte spiunin hebre, Jonathan Pollard, bëri të ditur sot media izraelite. Disa nga nënshkruesit e këtij peticioni të paprecedent si ish-ministri i Drejtësisë, Amnon Rubinstein, ish-ambasadori izraelit në Uashington, Danny Ayalon, ish-shefi i shtabit të përgjithshëm, Moshé Yaalon dhe historiani Assa Kasher u shprehën se Bush kishte qënë një mik i ngushtë i Izraelit dhe ata shpresonin se përgjigjja e tij do të ishte pozitive lidhur me lirimin e Pollardit.

Pollard u dënua me burg me akuzën se i kishte dërguar Izraelit mijëra dokumente sekrete. Që prej arrestimit të tij, disa kryeministra izraelitë i kanë kërkuar autoriteteve amerikane lirimin e tij.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›