E Shtunë, 31 Tetor 2026

Frikë në Londër për martesën e shekullit

Kërcënimet Grupe anarkistësh kanë paralajmëruar trazira në të gjithë vendin në këtë ditë

Pak ditë nga protestat studentore kundër rritjes së taksave vjetore universitare që i vunë flakën Londrës dhe goditën makinën e çiftit mbretëror, një tjetër hije dyshime vërtit në qiejt e Londrës: grupe anarkistësh synojnë të shkatërrojnë martesën e shekullit, atë mes princit William dhe të fejuarës së tij, Kate Middleton, të parashikuar për më 29 prill të viti 2011 lajmi është publikuar nga “Daily Express”. Sipas burimeve nga “Scotland Yard”, manifestimet që e shndërruan Londrën në fushë beteje të enjten mund të jenë vetëm fillimi. Ka arsye të mëdha për të besuar se anarkistët duan të “shkatërrojnë” ditën e madhe duke organizuar protesta në të gjithë vendin, bën me dije policia. Frika është se anarkistët duan të përfitojnë nga pushimet: dita e martesës është shpallur festë kombëtare dhe për më tepër ajo do të zhvillohet mes Pashkëve dhe 1 majit, një datë e njohur në të gjithë Britaninë për protesta antiglobalizimit. Për ekspertët e sigurisë në internet ka nisur fushata për organizimin e protestës në ditën e martesës së William. “Martesa mbretërore do të shënojë fundin e kapitalizmit”, shkruan një faqe interneti e grupeve anarkiste britanike. Monarkitë kanë vdekur”. Kërcënimi nuk është nënvleftësuar nga policia që ka hedhur në terren agjentë të specializuar për të vlerësuar situatën në prag të martesës mbretërore.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›