E Shtunë, 31 Tetor 2026

Stokholmi shpëton nga sulmi terrorist

Atentati Në atentator vetëvrasës hodhi veten në erë dhe shpërtheu një makinë në një rrugë tregtare

Gati dy javë para Krishtlindjeve, kryeqyteti suedez i ka shpëtuar një sulmi terrorist. Policia bëri të ditur se është duke hetuar kundër një "krimi terrorist". Megjithatë, nuk mendohet të ketë rreziqe të tjera për Suedinë, thuhet në shtypin e Stokholmit. Në orët e para të mëngjesit të së dielës një atentator vetëvrasës hodhi veten në erë në një rrugë tregtare. Ai shpërtheu fillimisht një automjet në qendër të qytetit të Stokholmit, të mbushur me mijëra njerëz që bënin pazarin e Krishtlindjeve dhe pak minuta më vonë 200 metra më tutje, ai hodhi veten në erë. Dy kalimtarë u plagosën. Një prej tyre duhet të trajtohet në spital, pa u ndodhur në rrezik për jetën. Policia dhe shtypi kishte marrë kërcënime islamiste me postë elektronike. Si arsye të sulmit janë përmendur hakmarrjet për karikaturat e Muhamedit dhe lufta në Afganistan. Drejtësia suedeze i ka vlerësuar dy shpërthimet si "sulm serioz terrorist". Siç bëri të ditur ditën e djeshme zëdhënësi i policisë së sigurisë, Säpo, Anders Thornberg, autoritetet nuk mendojnë se Suedia ndodhet para rreziqeve akute të sulmeve të tjera. Prandaj, gjendja e alarmit terrorist, të vendosur në muajin tetor nuk do të ndryshojë. Sipas të dhënave të veta hetuesit nuk kanë informacione për bashkëpunëtorë. Në qendër të Stokholmit, policia filloi menjëherë me patrullime shtesë.

Ministri i Jashtëm suedez, Carl Bildt, kishte folur me parë për përpjekjen për një sulm terrorist. “Një përpjekje shumë shqetësuese sulmi terrorist në pjesën më aktive të qendrës së Stokholmit”, shkruan ministri i Jashtëm, Carl Bildt, në një postim në interneti. “Dështoi, por mund të kishte pasur pasoja katastrofave”. Policia dhe drejtësia nuk donte të jepte të dhëna për identitetin e atentatorit. Nuk janë lajmëruar të gjithë familjarët, thuhet në argumentimin e tyre. Konfirmim mori vetëm marrja e postës elektronike nga policia dhe një agjenci lajmesh TT, postë që përmbante kërcënime islamiste pak para shpërthimit.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›