Frika e dhunës së tifozëve, arratiset Sporting Lisbona
Kërcënime me vdekje për Sportingun e Lisbonës pas paraqitjes së dobët në arenën evropiane. Drejtues dhe lojtarë të klubit portugez, të eliminuar në 1/8 e Champions League, kanë marrë letra kërcënuese nga tifozët e irrituar. Sportingu është shkatërruar nga Bajerni i Mynihut, që e ka mundur 5-1 në ndeshjen e parë dhe 7-1 në atë të kthimit. Dy humbjet e rënda, shkruante e përditshmja "A Bola", kanë bërë që fansat të shpërthejnë me reagime të ashpra. Presidenti Filipe Soares Franko dhe trajneri Paulo Bento janë kërcënuar. I njëjti trajtim është rezervuar edhe për portierin Rui Patrisio dhe yllin e skuadrës, Miguel Veloso, i cili as nuk ka zbritur në fushë në sfidën e dyfishtë ndaj Bajernit. Futbolli nuk pasqyron vetëm "fair play" jashtë fushe, pasi mund të ndodhë që të humbasësh edhe jetën, si futbollisti irakian, Heidar Kazem, apo kolumbiani Andres Escobar, i cili shënoi një autogol në botërorin 1994. Nga frika e dhunës së tifozëve, drejtuesit dhe lojtarët e skuadrës së Sporting kanë braktisur qytetin.