E Diel, 1 Nëntor 2026

Ranieri-Trezege, rikthehet paqja

Kalon furtuna, tani është koha për qetësi në shtëpinë e Juves. Sot, në prag të stërvitjes në Vinovo, do të ketë një ballafaqim mes dy sherrxhinjve, Klaudio Ranieri e David Trezege. Klubi është në krah të trajnerit dhe do të gjobisë francezin, por synimi është sheshimi i problemeve dhe rinisja e gjithçkaje si më parë. Kjo bëhet për ta bindur sulmuesin të respektojë kontratën e tij deri në 2011-ën dhe të jetë i karikuar për ndeshjen shumë të rëndësishme të së shtunës kundër Romës, që është një sfidë për t‘u fituar.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›