Turizmi, Shqiperia me TVSH-ne me te larte ne rajon
Sektori shqiptar i turizmit nuk eshte konkurrues pasi ka nje rendese me te madhe fiskale krahasuar edhe me vendet e rajonit. Per kete shkak drejtues te shoqates shqiptare te turizmit kane kerkuar nderhyrjen e qeverise qendrore e lokale per te ulur TVSH dhe taksat e fjetjes. "Ne nuk jemi konkurrues me vendet e rajonit duke patur parasysh thjesht TVSH qe eshte 20%, nderkohe qe 23 nga 27 vendet e rajonit kane nje TVSH me te vogel se 10%. Nje problem tjeter jane edhe taksat lokale, psh taksa e fjetjes qe shkon ne 5%" thote Zak Topuzi, kryetar ATA. Nderkohe si nje problem i madh per turizmin kjo shoqate e sipermarresve te ketij sektori ka identifikuar edhe situaten mjedisore e vecanerisht mbeturinat urbane. "Ne mbeshtesim nismen e kryeministrit per spostimin e varrezave te makinave 3 km nga rruget, por duhet thene se mbetet akoma nje problem shqetesues per gjithe industrine turistike" tha Ledia Matia, anetare e bordit ATA. Nje kerkese tjeter e shoqates se turizmit parashtruar per qeverine ka qene edhe heqja e sistemit te vizave hyrese per ne Shqiperi per qytetaret ruse e ukrainas. Mirepo nga ana tjeter Ministria e Financave nuk ka ne plan te aplikoje diferencime te TVSH per sektoret e sherbimeve, ku perfshihet edhe turizmi. Mirepo qeveria ne strategjine e saj te zhvillimit nuk perjashton aplikimin e diferencimit te TVSH per sektore qe ajo i sheh te nevojshem. Pak dite me pare qeveria uli 50 per qind TVSH per ilacet.