Rreziku i nje kendveshtrimi te gabuar
Nese dikush ka pare kohet e fundit filmin Dosja K. me prodhim Shqiptaro-Belg pavaresisht demonstrimit te egersise se mafies shqiptare jashte vendit ka kuptuar thelbin qe vertiten tek identifikimi i padrejte dhe te percunduar te nje kapitulli te Kanunit mbi hakmarrjen si fenomen nderlidhes se krimit dhe nderit. Ne kete ekranizim si dhe ne te tjere filma po si ky mbi fenomenin gjak-hak-marrje qendron rreziku i pathene por i kuptueshem se dikush mund te perfitoje duke krijuar klishene se gjak-hak-marrja dicka ekzotike nder shqiptare pa e kontekstualizuar fenomenin ne kohe por duke perdoruar per perfitime ekonomike.
Gjithsesi komercializimi i kanunit ka filluar dhe tashme eshte kthyer aq ne mode saqe kudo po identifikohet si zhaner kinematografik. Kanuni ka shekuj qe eshte keqperdorur dhe vetem ndoshta per nje kohe fare te shkurter ka pasur ate vlere per te cilen eshte idealizuar kaq shume. Problem mbetet se mund te imponohet nje kendveshtrim te gabuar pasi krijojne steriotipe per masat.
Gjithsesi per te njohur me mire Kanunin duhet lexuar sidomos se pari permbledhjen introduktive e At Shtjefen Gjecovit dhe romanin Prilli i thyer te Kadarese ku shkrimtari kthehet ne filozof. Rikthimi i bujshem i kesaj teme shihet edhe jashte kufijve te Shqiperise me pasqyrimin e magjishem te fenomenit ne Prilli i Thyer te shkrimtarit Kadare i cili eshte radhitur ne listen boterore tek 10 hakmarrjet me te mira ne letersi.
Gazeta britanike The Guardian para dy ditesh ka botuar nje klasifikim te novelave te autoreve qe rendin pas gjakut te keq. Gazetari anglez i meshon renditjes njera pas tjetres te 10 historive me interesante te hakmarrjes a gjakmarrjes pse i konsideron se jane shtysa kryesore te ketyre veprave letrare. Pertej ketyre interpretimeve larg frymes dominante duhet thene se Kadareja gjendet ne shoqeri te mire pasi romani Prilli i thyer perafrohet me Romeo dhe Zhuljeta te Shekspirit Kumbari-n e Mario Puzos te ekranizuar aq mire nga regjisori Frencis Ford Kopola Lucia e Lamermoor qe Donizeti e beri opera te Aventurat e Hakleberi Fin te Mark Teujn Dasme me gjak te Frederiko Garsia Lorka dhe Hakmarrja te Honore de Balzak.
Secili prej librave ketyre librave ka ne qender nje histori vrasjeje qe pasohet nga te tjera vdekje per shkak te hakmarrjes. Familje te futura ne sherr njerez te vrare prej seciles pale inate qe kthehen ne vrasje e jo vetem kaq. Dhe sic e dini shume ca prej ketyre historive jane ekranizuar ne filma telenovela e nje prej tyre opera. Edhe Prilli i thyer i Kadarese ka pasur kete fat pasi ekranizuar ne kinematografine braziliane me titullin Prapa diellit. Gazeta The Guardian ka pershkruar nje pjese te subjektit te romanit duke shkruar Ne kete liber Kadare ka vene perballe Kryeqyqet dhe Berishajt. Ai ka sjelle ne romanin e tij historine e Gjorg Berishes i cili sipas Kanunit te Leke Dukagjinit duhet te marre hak per vrasjen e te vellait duke vrare anetarin e nje familjeje rivale. Te dyja familjet kane pasur hasmeri me njera-tjetren per me shume se gjysme shekulli. Jeta e tij merr nje tjeter drejtim edhe pse ai merr bese per 30 dite para se te behet viktima e radhes. I botuar per here te pare ne vitin 1980 romani Prilli i thyer ka per teme besen gjakmarrjen dhe kanunin ne pjesen veriore te Shqiperise. Personazhi kryesor Gjorgu detyrohet te hakmerret per shkak se kete e kerkon kanuni i pashkruar qe eshte perdorur me shekuj ne vendin ku ai jeton. Ne Brazil ky liber eshte bere film dhe mori titullin Prapa diellit. Ai eshte pasqyrim real i kanunit ligjor qe i ka mbijetuar dekadave te njepasnjeshme pasqyrim i nje jete te vrazhde ku ky kodeks terheq me vete edhe me te pafajshmit e popullit. Gjakmarrja besa miku jane ato elemente qe ngriten ne piedestalet me te larta te jetes gjate shtjellimit te kesaj jete sa te vrazhde aq edhe te lavdishme. Gjate shtjellimit te ngjarjes autori ofron ne menyre te drejtperdrejte jeten ne veriun e Shqiperise familjen hakmarrjen shtepine- qe sipas tij i takon mikut nderin dhe mbi te gjitha ngjyrat qe i jep jetes Kanuni i Leke Dukagjinit