E Shtunë, 31 Tetor 2026

Anatomia e kufomes me matrikull G99

04-10-2010 / Nga Lavdrim Lita

Ata ishin te bukur te rinj te krehur mire me menge te perveshura per pune te arnuar me pece revolucionare. Ata ishin por nuk jane me. Ndodhi qe partia G99 e mbushur me shpresa te paperuruara me nderresa retorike te paperfunduara dha shpirt pa mbushur vitin. Nje vdekje e parakohshme ndonese e paralajmeruar. Nje kufome e shperlare e parfumosur dhe e mbyllur me qefin u shpall e vdekur ne shtyllen mediatike nga babai i saj legjendar.
Sot jane te shtatat qekurse Erion Veliaj deklaroi transmigrimin e shpirtit drejt balenes se semure socialiste. Vajtimet per kete humbje jane degjuar vec ne internet aty ku rinia aktive internohet ne narcizizem proletar.
Mirepo nese ka pasur dyshime mbi identitetin e kesaj levizje te re politike duhet thene se shtojca populiste G99 ngjasonte qysh ne hapat e para me nje parti pucerr skllave me te rinj arriviste ndonese te patalentuar per politikeberje u lidhen me ushkurin e potureve atlasi te Edi Rames per tu bere keshtu maksimumi i aleances ne spektrin e majte. Nje spekter opozitar i nenshtruar nga skllavopronari i politikes se re.
Produkti i levizjes rinore Mjaft partia G99 per arsye te pakuptueshme ontologjike su faktorizua kurre ne nje brez rinor. Edhe pse gjallonte e fokusuar ne imazhe revolucionare ky eksperiment elektoral deshtoi me sukses. Jo se deshtoi rinia si risi ne politike por deshtoi koncepti populist i endrres ikni ju te Vjetrit se vijme ne te rinjte revolucionare qe do te ndryshojme Shqiperine sa hap e mbyll syte. Ky koncept i rinise ne politike u demaskua me vote popullore. Dhe nuk ka ndeshkim me te tmerrshem se puna e padobishme dhe e pashprese e nje levizje politike kanakare. Pasoja ka shkaqe. Dhe nder shkaqet primare ishte se levizja ndersa nisej me kerkesa per transparence te financimeve te partive te medha vete G99 fshihte ne menyre te dukshme fondet e ardhura nga jashte kontinentit. Ndonese fliste poshte e lart ne media kundra drejtimit autoritar te partive te medha vete Erion Veliaj erresoi te gjithe shoket miqte e koleget duke lene pershtypjen e hidhur se ishte si te gjithe te tjeret sepse perqendroi ne menyre vertikale nje pushtet te pakufishem cka modeloi ne shkalle totale vasalizimin e levizjes dhe shfytyrimin e saj majtas duke e ndryshuar ate ne forme e ne perberje. Me nje populizem te tepruar ai pergojonte te tjeret per satrapi kurse vathen 99 e udhehiqte me sjellje makiaVeli. Me nje fjale mos bej si bej une bej si them une. Njerezit e vemendshem e kuptuan investimin propagandistik te kesaj partie prandaj refuzuan te perfaqesoheshin nga ata qe me shume se rioshe ishin kodoshe.
Sidoqofte eshte e lehte te thuash sot se G99 ishte thjesht nje manover elektorale e Rames per zgjedhjet qe shkuan. Mendohej se me mundesite publicitare dhe financiare qe kishte G99 do te terhiqte votues te rinj nje teknike teorikisht shprese dhenese. Por realiteti shqiptar ashtu konservator sic eshte ne thelb e mohoi alternativen e klonuar. Ne realitet nese njerezit donin te votonin kunder PD-se ia jepnin voten direkt PS-se dhe Rames nuk kishin pse votonin per klonin e tij. G99 nuk ka qene kurre nje levizje politike qe perfaqesonte rinine e vendit te vetmen gje rinore qe kishte platforma e tyre politike ishin ereksionet verbale dhe sjelljet me reflekse pavlloviane te Erionit.
Historia e G99 fillon ne Mjaft. Nje organizate majtiste ekstravagante pop-populiste. Nje organizate me thesar financiar te bollshem qe si funksion politik kishte sherbimin dhe perdorimin nga Edi Rama. Erion Veliaj nuk eshte shnderruar ne fistul te Rames vetem kur formoi G99 por qysh ne kohen e Mjaft-it. G99 ishte nje truk elektoral qe nuk funksionoi keshtu qe ishte jo-racionale te vazhdonte te ekzistonte me gjate. Eutanazia e G99 erdhi pse drejtuesit te saj iu be nje oferte qe nuk mund te mos e pranonte. Erion Veliaj kandidoi cuditerisht ne Berat aty ku rinia eshte me e pakte se ne cdo qytet tjeter te Shqiperise per shkak te emigracionit shkollor. Kete e dinte mire socialisti Erion Brace qe i beri gropen ne cdo qender votimi Erion Velise packa se ne aleance me socialistet Jon Brace kishte afishuar ne qytetin e nje mije dritareve fjalekalimin nje vote per Veline eshte nje vote per Saline. Keshtu qe e pat edhe aventura distrofike e Velise. Hirushja e politikes se re theu kemben ne perballjen e pare serioze. Populli opozitar i Beratit refuzoi te zhdoganonte nje Erion tjeter. Per Erionin cdo gje ishte vetem dukja shtirja publiciteti. Shkoi deri aty sa kopjoi sloganet e Obames me shpresen se rinia do ta hante te pakten kesaj here sapunin per djathe kackavall.
Sido qe te ishte pas daljes se rezultatit te zgjedhjeve te 28 qershorit Velise jo me G99 iu deshen plot tre muaj ta pertypte deshtimin. Mirepo deshtimi i tij ishte edhe deshtimi i mecenatit politik deshtim i Rames. Te dy se bashku per ti shpetuar deshperimit personal e deleguan fatin politik ne sajesen e kutive ne te cilen u kacavjerren per nje vit dhe vazhdojne te rrine lidhur me alibine e mospranimit te humbjes. Bile Erion Veliaj u fut ne greven e urise me urdher per tu bere keshtu socialist. Sakrifica e greves do te shperblehej me pas me kalimin e tij ne kazermen e Rames gjeneralit pa spaleta. Greva e urise se konsumuar i sherbeu edhe per dicka tjeter Erion Velise. Ti shpetonte thirrjes se prokurorise se Tiranes per hetimet ne lidhje me zhdukjen e fondeve 300 mije euroshe te fondacionit Mjaft si edhe per evazion fiskal. Edhe sot Erion Veliaj hesht per kete fakt. Eumlshte po i njejti njeri qe kerkon transparence dhe si jep transparence prokurorise per akuzat per pervetesim fondesh. Mirepo nuk eshte hera e pare qe Veliaj perdor dy standarde.
Pertej llogarive te hapura ne Prokurorine e Tiranes eshte se duam te dime cka i ka thene Erion Veliaj organizates se tij politike 99-she nje dite para se te deklaronte falimentimin civil... Pasi per te shkuaren e kaluar mund ti falim te gjitha edhe shkaterrimin e shoqerise civile dhe te aktivizmit rinor edhe keqperdorimin politik edhe demagogjine edhe pozat prej predikuesi fetar ne emisione televizive edhe disfaten derrmuese ne zgjedhje me ate rezultat aq qesharak...

...

Më shumë nga Analiza

Të gjitha ›