France 1998: Gjeli këndon në shtëpi

(Panorama Sport) - Edicioni i 16-të i Kupës së Botës mbahet mend për pjesëmarrjen e 32 skuadrave nga të gjitha kontinentet. Tetë grupet e ekipeve u shpërndanë në gjitha Francën në dhjetë stadiume modernë, ku si ndeshja e hapjes dhe finalja u zhvilluan në mitikun “Stade de France” të Parisit. Dhe ashtu siç ndodh jo rrallë në ndeshjet në grupe viujnë surprizat e para ku disa nga skuadrat të ashtuquajtura favorite i lanë vendin ekipeve pak të njohura. Spanja nuk arriti të kalonte grupin pas humbjes me Nigerinë në ndeshjen e parë dhe lëshimit të vendit të dytë paraguajanëve të cilët arritën të mundin afrikënt në ndeshjen e tretë. As Kolumbia nuk mundi të kalonte grupin e përbërë nga Rumania, Anglia dhe Tunizia. Ballkanasit zunë vendin e parë në grup pasi mundën edhe anglezët me rezultatin 2 – 1.
1/8 finale
Përballjet e 1/8 finale dhuruan një supersfidë, atë midis Anglisë dhe Argjentinës. 45 minutat e para do të mabhen mend për një futboll të klasit më të lartë. Dy penallti, nga një për skuadër, një gol spektakolar i Majkëll Ouenit dhe një predhë nga një goditje dënimi e Havier Zanetit janë pak a shumë rezymeja e vetëm pjesës së parë. në 45 minutat e dyta kapiteni Devid Bekam del nga fusha me akrton të kuq për një shkelm në dëm të Diego Simones. Sol Kapmebll shënon një gopl të rregullt që anullohet nga gjyqtari për të ardhur tek penalltitë. Portieri argjentinas pret penalltinë deçizive të David Batit dhe latino-amerikanët kalojnë në çerekfinale. Në 64 ndeshje të zhvilluara u shënuan 171 gola. Megjithatë vendi mikpritës, Franca, bënte me ngadalë rrugën drejt takimit me fatin. Pasi turit të parë, transalpinët ndeshën rezistencën e skuadrës së Paraguaj e për të ndjekur pastaj rrjedhën nevojitet goli i parë i artë në historinë e Kupës së Botës, shënuar në minutën e 113-të nga Lorent Blank. Italia kishte vitin e suksesit dhe këtë herë duej të eliminonte pikërisht të zotët e shtëpisë. Por Xhixhi Di Biaxho gabon penalltinë e fundit dhe “blutë” shkojnë drejt gjysmëfinales.
Gjysmëfinale
Kroatët mund të quhen padyshim surpriza e këtij botërori. Ishin pikërisht këta të fundit që do të ndesheshin në gjysmëfinale me Francën. Kjo ishte pjesëmarrja e parë e Kroacisë ne Kupën e Botës, pas ndarjes së ish-Jugosllavisë. Heronjtë e Miroslav Blazeviç kishin mundur Gjermaninë 3 - 0. Kishte ardhur ora e zgjimit për francezët dhe ja ku vjen dhe njeriu i fatit Liliam Thuram që zgjedh këtë moment për të shënuar golin e tij të parë dhe të dytë internacional dhe për të arritur një finale të ëndëruar.
Finalja
Në finale Brazili ndryshoi ngjyrë. Larg lojërave më të mira latino-amerikanët iu përulën francezëve të cilët të udhëhequr nga Zinedin Zidan fituan për herë të aprë në historinë e tyre Kupën e Botës. Dopieta e kapitenit Zidan dhe goli i Turam përbysën vedheblutë brazialinë.
Davor Shuker
Davor Shuker është golashënuesi më i mirë i këtij kampionati botëror. Sulmuesi i përfaqësueses kroate shënoi gjashtë gola në gjashtë ndeshje (nga një për ndeshje). Por sulmuesi i Real Madridit do të mbahet mend më shumë për golin e famshëm që i shënoi pikërisht portierit legjendar Oliver Kahn. Ishte pikërisht ai gol që eliminoi Gjermaninë.
Zinedin Zidan
Është padyshim botërori i tij. Kapiteni i Francës me dy golat e shënuar në finalen e madhe ndaj Brazilit sigloi jo vetëm trofeun e parë botëror për Francën por shkruajti edhe emrin e tij në legjendat e futbollit botëror. Botërori i dha atij edhe çmimin e futbollistit më të mirë si dhe “Topin e Artë” për vitin 1998.
Ronaldo
Edhe pse erdhi me shumë pretendime në botërorin francez pasi kishte qëndruar vetëm në pankinë në Kupën e Botës në USA, fenomeni nuk mundi të ngrinte lart trofeun. Megjithatë Ronaldo tregoi se ishte në një gjendje shumë të mirë sportive dhe meritonte plotësisht trofeun individual të “Topit të Artë” që kishte marrë një vit më parë.
Majkëll Ouen
Ishte surpriza e Kupës së Botës “Francë 98”. Djaloshi që nuk kishte mbushur ende 20 vjeç shënoi një nga golat më të bukur të këtij kompeticioni në përballjen ndaj Argjentinës në ndeshjet e 1/8 finale. Edhe pse shumë anglezë ishin skeptikë për aktivizimin e tij me kombëtaren përsëri ai mbajti peshën e sulmit të Anglisë.
Çmimet e FIFA-s për botërorin 1998
Fitues: Franca
Vendi II: Brazili
Vendi III: Kroacia
Vendi IV: Holanda
Fitues i “Këpucës së Artë”: Davor Shuker me 6 gola
Fitues i “Topit të Artë”: Ronaldo
Çmimi i Fair-play: Anglisë dhe Francës
Çmimi për skuadrën më argëtuese: Franca
Çmimi Jashin për portierin më të mirë: Fabien Barthez
Grupi A
10/06/1998
Marok – Norvegji 2 – 2
Hadxhi 38’, Hada 59’ / Çipo (A) 46’, Egen 60’
10/06/1998
Brazil – Skoci 2 – 1
Sampaio 4’, Bojd 73’ (A) / Kolins 38’ (P)
16/06/1998
Brazil – Marok 3 – 0
Ronaldo 9’, Rivaldo 47’, Bebeto 50’
16/06/1998
Skoci – Norvegji 1 – 1
Bërlej 66’ / Flo 46’
23/06/1998
Skoci – Marok 0 – 3
Basir 22’, 85’, Hada 46’
23/06/1998
Brazil – Norvegji 1-2
Bebeto 78’ / Flo 83’, 88’
1. Brazil 2 0 1 6-3 6
2. Norvegji 1 2 0 5-4 5
3. Marok 1 1 1 5-4 4
4. Skoci 0 1 2 2-6 1
Grupi B
11/06/1998
Kamerun – Austri 1 – 1
Njanka 78’ / Polster 90’
11/06/1998
Itali – Kili 2 – 2
Vieri 10’, Baxhio 85’ (P) / Salas 45’, 49’
17/06/1998
Itali – Kamerun 3 – 0
Di Biaxho 7’, Vieri 75’, 89’
17/06/1998
Kili – Austri 1 – 1
Salas 90’ / Vastiç 90’
23/06/1998
Kili - Kamerun 1 – 1
Sierra 20’ / Mboma 55’
23/06/1998
Itali – Austri 2 – 1
Vieri 49’, Baxhio 89’ / Herzog 90’ (P)
1. 2 1 0 7-3 7
2. Kili 0 3 0 4-4 3
3. Austri 0 2 1 3-4 2
4. Kamerun 0 2 1 2-5 2
Grupi C
12/06/1998
Francë – Afrikë e Jugut 3 – 0
Dygarri 34’, Isa 77’ (A), Hanri 90’
12/06/1998
A.Saudite – Danimarkë 0 – 1
Rieper 68’
18/06/1998
Francë – A. Saudite 4 - 0
Hanri 36’, 77’, Trezege 68’, Lizarazu 85’
18/06/1998
Afrika e Jugut – Danimarkë 1 – 1
Mekarti 52’ / Nielsen 13’
24/06/1998
Afrika e Jugut – A. Saudite 2 – 2
Bartlet 19’, 94’ (P) / Al-Xhaber 45’ (P), Al-Thunajan 74’ (P)
24/06/1998
Francë – Danimarkë 2 – 1
Xhorkaef 12’ (P), Petit 56’ / Laudrup 42’ (P)
1. Francë 3 0 0 9-1 9
2. Danimarkë 1 1 1 3-3 4
3. Afrika e Jugut 0 2 1 3-6 2
4. Arabia Saudite 0 1 2 2-7 1
Grupi D
12/06/1998
Paraguaj – Bullgari 0 – 0
13/06/1998
Spanjë – Nigeri 2 – 3
Hierro 20’, Raul 46’ / Adepoju 24’, Laual 72’, Oliseh 77’
19/06/1998
Spanjë – Paraguaj 0 – 0
19/06/1998
Nigeri – Bullgari 1 – 0
Ikpeba 26’
24/06/1998
Spanjë – Bullgari 6 – 1
Hierro 5’ (P), Luis Enrike 18’, Morientes 53’, 80’, Kiko 88’, 90’ / Kostadinov 56’
24/06/1998
Nigeri – Paraguaj 1 – 3
Oruma 10’ / Ajala 1’, Benitez 58’, Kardozo 86’
1. Nigeria 2 0 1 5-5 6
2. Paraguaj 1 2 0 3-1 5
3. Spanjë 1 1 1 8-4 4
4. Bullgaria 0 1 2 1-7 1
Grupi E
13/06/1998
Holandë – Belgjikë 0 – 0
13/06/1998
K. e Jugut – Meksikë 1 – 3
Seok-Ju 28’ / Palaez 51’, Hernandez 74’, 84’
20/06/1998
Holandë – K. e Jugut 5 – 0
Koku 38’, Overmars 42’, Berkamp 71’, Van Hoijdonk 80’, R.De Bër
20/06/1998
Belgjikë – Meksikë 2 – 2
Uilmots 43’, 47’ / Aspe 55’ (P), Blanko 62’
25/06/1998
Belgjikë – K. e Jugut 1 – 1
Nilis 7’ / Sang-Çul 71’
25/06/1998
Holandë – Meksikë 2 – 2
Koku 4’, R.De Bër 18’ / Palaez 75’, Hernandez 95’
1. Hollandë 1 2 0 7-2 5
2. Meksikë 1 2 0 7-5 5
3. Belgjikë 0 3 0 3-3 3
4. Koreja e J. 0 1 2 2-9 1
Grupi F
14/06/1998
Jugoslavi – Iran 1 – 0
Mihajloviç 72’
15/06/1998
Gjermani – SHBA 2 – 0
Mëler 8’, Klinmsna 64’
21/06/1998
SHBA – Iran 1 – 2
MekBrajd 87’ / Estili 40’, Mahdavikia 84’
21/06/1998
Gjermani – Jugoslavi 2 – 2
Mihajloviç (A) 73’, Bierhof 80’ / Mijatoviç 13’, Stojkoviç 54’
25/06/1998
Gjermani – Iran 2 – 0
Bierhof 50’, Klinsman 57’
25/06/1998
SHBA – Jugoslavi 0 – 1
Komljenoviç 4’
1. Gjermania 2 1 0 6-2 7
2. Jugosllavia 2 1 0 4-2 7
3. Iran 1 0 2 2-4 3
4. SHBA 0 0 3 1-5 0
Grupi G
15/06/1998
Rumani – Kolumbi 1 – 0
Ilie 45’
15/06/1998
Angli – Tunizi 2 – 0
Shirer 43’, SKols 89’
22/06/1998
Rumani – Angli 2 – 1
Moldovan 47’, Petresku 90’ / Ouen 79’
22/06/1998
Kolumbi – Tunizi 1 - 0
Presiado 83’
26/06/1998
Rumani – Tunizi 1 – 1
Moldovan 72’ / Souajah 10’ (P)
26/06/1998
Kolumbi – Angli 0 – 2
Anderton 20’, Bekham 29’
1. Rumania 2 1 0 4-2 7
2. Angli 2 0 1 5-2 6
3. Kolumbia 1 0 2 1-3 3
4. Tunizia 0 1 2 1-4 1
Grupi H
14/06/1998
Xhamajkë – Kroaci 1 – 3
Earl 45’ / Staniç 27’, Prosineçki 53’, Shuker 69’
14/06/1998
Argjentinë – Japoni 1 – 0
Batistuta 28’
21/06/1998
Argjentinë – Xhamajkë 5 – 0
Ortega 31’, 55’, Batistuta 72’, 80’, 83’ (P)
20/06/1998
Japoni – Kroaci 0 – 1
Shuker 77’26/06/1998
Japoni – Xhamajkë 1 – 2
Nakajama 74’ / Uitmor 39’, 54’
26/06/1998
Argjentinë – Kroaci 1 – 0
Pineda 36’
1. Argjentina 3 0 0 7-0 9
2. Kroacia 2 0 1 4-2 6
3. Xhamajka 1 0 2 3-9 3
4. Japoni 0 0 3 1-4 0
1/8 finale
27/06/1998
Brazil – Kili 4 – 1
Sampaio 11’, 27’, Ronaldo 46’ (P), 70’ / Salas 68’
27/06/1998
Itali – Norvegji 1 – 0
Vieri 18’
28/06/1998
Nigeri – Danimarkë 1 – 4
Babanxhida 78’ / Moler 3’, B.Laudrup 12’, Sand 60’, 76’
28/06/1998
Francë – Paraguaj 1 – 0
Blank 113’
29/06/1998
Holandë – Jugosllavi 2 – 1
Bergkamp 38’, Davids 92’ / Komljenoviç 48’
29/06/1998
Gjermani – Meksikë 2 – 1
Klinsman 75’, Bierhof 86’ / Hernandez 47’
30/06/1998
Argjentinë – Angli 2 – 2 (4 – 3, penallti)
Batistuta 6’ (P), Zaneti 46’ / Shirer 10’ (P), Ouen 16’
30/06/1998
Rumani – Kroaci 0 – 1
Shuker 47’
Çerekfinale
03/06/1998
Brazil – Danimarkë 3 – 2
Bebeto 11’, Rivaldo 27’, 60’ / Jorgensen 2’, B.Laudrup 50’
03/07/1998
Itali – Francë 0 – 0 (3 – 4 penallti)
04/07/1998
Gjermani – Kroaci 0 – 3
Jarni 48’, Vlaoviç 80’, SHuker 85’
04/07/1998
Holandë – Argjentinë 2 – 1
Klaivert 12’, Bergkamp 89’ / Lopez 18’
Gjysmëfinale
07/07/1998
Brazil – Holandë 1 – 1 (4 – 2 penallti)
Ronaldo 46’ / Klaivert 87’
08/07/1998
Francë – Kroaci 2 – 1
Turam 47’, 69’ / Shuker 46’
Finale për vendin e 3-të
11/07/1998
Holandë – Kroaci 1 – 2
Zenden 21’ / Prosineçki 13’, Shuker 35’
Finale
12/07/1998
Francë – Brazil 3-0
Golat: Zidan 27’, 46’, Petit 93’
Francë: Bartez, Lizarazu, Lebëf, Desaji, Turam, Deshamps, Petit, Xhorkaef (Vieira 75’), Karembo (Boghosian 57’), Zidan, Guivarç (Dygarri 66’)
Trajner: Aime Zhake
Brazil: Tafarel, Kafu, Aldair, Baiano, Sampaio (Edmundo 75’), R.Karlos, Dunga, Leonardo (Denilson 46’), Rivaldo, Bebeto, Ronaldo
Trajner: Zagallo
Kartonë të verdhë: Deshamp, Karembë / Baiano
Karton i kuq: Desaji 68’
Arbitër: Said Belkola (Marok)
Spektatorë: 80,000
Burimi: Albania-sport.com
Kliko per te na ndjekur ne Twitter
E Marte, 08 Qershor 2010
Shto dhe ti komentin tend
Emri dhe e-maili