E Shtunë, 31 Tetor 2026

Frika nga gripi, pergjysmohen nxenesit ne shkolla

Frika nga gripi i derrit por edhe virozat e zakonshme, kane bere qe prinderit te kerkojne raport per femijet e tyre vetem e vetem se kane nje simptome te vogel gripi. Gjate dites se djeshme, ne shumicen e shkollave te kryeqytetit numri i nxenesve ka qene i pergjysmuar, si ne arsimin baze ashtu edhe ate te mesem. Por, numri me i madh i mungesave ka qene ne arsimin 9-vjecar.

Situata

Nje nga keshillat e mjekeve eshte evitimi i ambienteve te mbyllura, sidomos aty ku ka edhe persona te prekur nga gripi i zakonshem. Kjo keshille duket se po zbatohet mjaft mire nga prinderit, te cilet kane gjetur nje rruge te mesme duke marre nje raport per femijet e tyre dhe duke mos i derguar ne shkolle. Kjo nga frika e nje gripi te zakonshem, por aq me shume nga frika e virusit H1N1. Ndersa kujton kete te fundit, prinderit e femijeve duken vertet te shqetesuar dhe luten qe femija i tyre te mos preket nga ky virus. "Realisht kam shume frike nga gripi i zakonshem, kurse per a i perket gripit te derrit nuk dua ta mendoj se mund te preke femijen time. Per kete arsye jam sot tek shkolla e vajzes, pasi dje ka shfaqur simptoma te nje viroze dhe i kam marre raport. Me e sigurt eshte ne shtepi, prandaj do ta mbaj deri diten e hene, mbase situata qetesohet disi", ka pohuar Elvira Hoxhaj, nena e nje vajze ne Liceun Artistik ne Tirane. Ne nje prej klasave te kesaj shkolle, klasa e peste gjate dites se djeshme nga 25 nxenes ne klase vetem 15 kane qene ne mesim, kurse pjesa tjeter kane munguar per shkak te gripit dhe virozave te stines. Nderkohe qe drejtuesit e shkollave nuk japin asnje shifer per sa i perket pjesemarrjes se nxenesve ne shkolle, por pohojne se ka mungesa per shkak te virozave dhe keto jane te justifikuara nga raportet.

Gripi i derrit

Instituti i Shendetit Publik ka bere publike dje, rastet e te prekurve nga gripi i derrit. Ajo qe vihet re ne kete buletin eshte se numri me i madh i te prekurve, i perket moshes shkollore dhe studentore. Keshtu 27 raste i perkasin moshes 5 deri ne 14 vjec dhe 58 raste, moshes 15 deri ne 24 vjec. Pavaresisht se deri tani jane publikuar vetem 6 raste te nxenesve te prekur ne shkollen e Matit, duket se rastet e tjera i perkasin Tiranes. "Numri me i madh i personave te prekur eshte ne Tiranes. Keshtu nga Spitali Infektiv ne Tirane kane rezultuar pozitive 76 mostra. Nga spitali pediatrik 10 mostra dhe nga Sanatoriumi 2 paciente me grip derrash. Kurse poliklinikat e Tiranes kane marre nje numer te madh mostrash, por vetem 13 prej tyre kane rezultuar pozitive ndaj H1N1.

Masat

Per te pasur nen kontroll situaten, Ministria e Shendetesise ka vendosur kontakte te vazhdueshme me ministrite e tjera me qellim uljen e qarkullimit te virusit. "Eshte siguruar sasia e nevojshme e Tamiflu-se dhe eshte shperndare nje sasi rezerve ne te gjithe spitalet rajonale te vendit. Nga data 14 nentor eshte vendosur te rritet aksesi i popullates ndaj preparatit Tamiflu, duke mundesuar mjekimin jo vetem ne kushtet

spitalore por edhe ne shtepi ne rastet e rekomanduara nga mjeku specialist", thuhet ne buletinin e ISHP-se. Sipas ketij te fundit Tamiflu eshte siguruar edhe per spitalet e rretheve te vogla dhe poliklinikat. Nderkohe qe apelohet forte per te rritur nivelin e higjienes tek te gjithe personat.

Tamiflu

Nje sasi rezerve Tamiflu eshte shperndare neper te gjithe spitalet rajonale te vendit. Nga data 14 nentor eshte vendosur te rritet aksesi i popullates, ndaj preparatit duke mundesuar mjekimin jo vetem ne kushtet spitalore por edhe ne shtepi, ne rastet e rekomanduara nga mjeku specialist.

Mungesat

Nje nga keshillat e mjekeve eshte evitimi i ambienteve te mbyllura, sidomos aty ku ka edhe persona te prekur nga gripi i zakonshem. Kjo keshille duket se po zbatohet mjaft mire nga prinderit, te cilet kane gjetur nje rruge te mesme duke marre nje raport per femijet e tyre, dhe duke mos i derguar ne shkolle.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›