Marrëveshje Kosovë-Suedi
Marrëveshjen në fjalë, ministri Hyseni e ka nënshkruar me ambasadorin e Mbretërisë së Suedisë në Shkup, Lars Freden. Sipas kësaj marrëveshjeje, objektivi i bashkëpunimit zhvillimor në mes të Republikës së Kosovës dhe Suedisë është që të kontribuojë në integrimin evropian, stabilitetin dhe rritjen ekonomike të Kosovës. Tri fushat kryesore në të cilat është i përqendruar ky bashkëpunim do të jenë mjedisi dhe klima, edukimi dhe qeverisja demokratike si dhe të drejtat e njeriut.
Sipas kësaj marrëveshjeje, përfaqësuesit e të dy vendeve do të takohen rregullisht, për të caktuar prioritetet e përbashkëta dhe parimet e bashkëpunimit si dhe për të ofruar këshilla për zbatimin e programeve dhe projekteve të përbashkëta në fushën e bashkëpunimit zhvillimor.
Gjatë bisedës që ministri Hyseni ka bërë në kuadër të nënshkrimit të marrëveshjes me ambasadorin e Suedisë në Shkup, është folur për thellimin e mëtejmë të bashkëpunimit mes dy vendeve tona, rëndësinë e këtij bashkëpunimi etj.
Po ashtu, ambasadorin Freden, ministri Hyseni e ka njohur me arritjet më të fundit të Kosovës, me theks të posaçëm te mbarëvajtja e procesit zgjedhor. Është folur po ashtu për bashkëpunimin rajonal, rolin dhe rëndësinë e pjesëmarrjes së Kosovës në iniciativat rajonale, për nevojën e përfaqësimit sa më të shpeshtë të Kosovës në forume ndërkombëtare etj.