E Shtunë, 31 Tetor 2026

Cana, prove personale me Arsenalin e Vengerit

Lorik Cana i eshte bashkuar Sanderlendit ne stervitje, para ndeshjes se radhes ne Premier Lige, ku perballe do te jete Arsenali. "Macet e Zeza" jane kthyer pas nje jave pushimi dhe kane nisur pergatitjet per sfiden e radhes, sikurse kapiteni qe ishte pjese e ekipit kombetar te Shqiperise, ne ndeshjen e kaluar. Cana mungoi ne ndeshjen me Totenhemin. Nderkaq, Cana dhe partneri i tij ne mesfushe, Li Katermole, do te jene ne fushen e blerte. Para ndeshjes se radhes, trajneri i Sanderlendit, me rikthimin dhe gjendjen e Canes ne fushe, thekson se do te jete nje shans me shume qe te arrihet maksimumi. "Ai eshte nje lojtar i mire dhe ka gjithcka i duhet, pasi te gjithe flasin se Cana eshte nje lojtar solid dhe i rendesishem ne formacion", - thekson trajneri i Sanderlendit, Stiv Brus. Por perballja e radhes, me Arsenalin do te jete nje sfide personale per lojtarin e ekipit tone kombetar, per faktin se Cana ka qene i lidhur me pare me topcinjte per nje kalim te mundshem, para se te vishte fanellen e Sanderlendit.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›