Vllaznia, perforcime per te fituar kupen
Trajneri i Vllaznise, Edmond Luci theksoi se kerkohen perforcime ne merkaton e dimrit, per te permbushur objektivin final, per te siguruar njerin prej trofeve. Vllaznia interesohet me shume per Kupen e Shqiperise, pasi pozitat ne kampionat jane te veshtira, aq sa kete jave shkodranet synojne qe t'i shpetojne nje here e mire fundit te klasifikimit. "Ekipi ka nevoje per perforcime. Nese na afrohen disa lojtare, ne cdo repart mendoj se Vllaznia do te jete e forte dhe pretendente ne pjesen e dyte te gares, per te perfunduar edicionin me sukses te plote, sic edhe ka ndodhur ne cdo edicion", - theksoi trajneri i shkodraneve. Vllaznia do te prese kete jave Gramozin dhe pretendon se me nje fitore ndaj kolonjareve do t'i shpetojne fundit te klasifikimit. Ekipi i Vllaznise, pas pauzes se kampionatit, ka zhvilluar pergatitje me nga dy seanca ne dite. Sipas trajneri Luci, gjendja e skuadres se Vllaznise paraqitet pozitive. Sakaq, ne mungese te lojtareve vendas, shkodranet pretendojne qe te afrojne lojtare cilesore nga tregu u huaj, por paralajmerohen edhe disa ndaj atyre qe jane perfaqesuar dobet ne pjesen e pare te edicionit.