Serwer: Zgjedhjet, kredencial me rëndësi për Kosovën
"Mendoj se të gjithë procesin zgjedhor është tejet e vështirë ta vlerësojmë aq shpejtë pas votimeve, mirëpo duket se ka kaluar mirë. Ndoshta jo në mënyrë të përsosur, por mirë është mirë dhe autoritetet mund të jenë krenare me atë që është bërë", ka deklaruar Serwer sot në një intervistë për Radio Kosovën (RTK).
"Mendoj se është kredencial i rëndësishëm për Kosovën fakti që u tregua e aftë ti realizojë vetë këto zgjedhje lokale, në mënyrën që të përmbushin shumë standarde ndërkombëtare", ka theksuar ai. "Kjo është diçka e mirë. Sikur të kishte pasur probleme atëherë do kishte implikime shumë negative për Kosovën", ka shtuar Serwer.
I pyetur se "çfarë implikimesh negative do të kishte mos menaxhimi i duhur i procesit", ai është përgjigjur: "Mendoj se do të ndikonte që më shumë njerëz të thonë se Kosova nuk ishte e gatshme për pavarësinë dhe gjëra të tilla. Kjo nuk mund të thuhet sepse zgjedhjet mendoj se u organizuan shumë mire".
Ndërsa për pjesëmarrjen e serbëve të Kosovës në zgjedhjet e së dielës, Serwer ka vlerësuar se "është diçka e mirë". "Kjo do të thotë se serbët po fillojnë të ndiejnë se ka vlerë të marrësh pjesë në institucionalizimin e Kosovës. Kjo është diçka e mirë", ka theksuar ai.
Serwer ka shtuar se "në Kosovën veriore territori është 'nën kontrollin' e Beogradit dhe nuk është befasuese që serbët nuk kanë marr pjesë në zgjedhje". I pyetur se "çfarë sinjalesh politike dërgon në Beograd pjesëmarrja e serbëve në zgjedhjet në Kosovë" dhe "a po e humb Beogradi ndikimin ndaj serbëve në Kosovë, apo çfarë", Serwer është përgjigjur:
"Nëse ata vazhdojnë të mbajnë pozicionet e ashpra ashtu si tani, atëherë do të humbin ndikimin e tyre tek serbët në Kosovë. Mirëpo, mendoj se për momentin është e rëndësishme që kosovarët të mund të thonë se serbët po shohin disa qëllime në institucionet e Kosovës. Ata munden ose jo të pranojnë pavarësinë, por ata i shohin si institucione legjitime në të cilat duan të marrin pjesë".
"Si do të ndikojë fakti se serbët në veri nuk kanë marr pjesë në zgjedhje, në përpjekjet e institucioneve të Kosovës për të integruar atë pjesë të vendit?", është pyetja tjetër, në të cilën Serwer përgjigjet: "Nuk besoj se ato pjesë të Kosovës do të kenë një integrim të shpejtë. Kundërshtimi i serbëve është shumë i fuqishëm, OKB-ja, Bashkimi Evropian, Shtetet e Bashkuara janë shumë të dobëta dhe nuk kanë qenë të gatshme të bëjnë atë që është e domosdoshme për të integruar atë pjesë të Kosovës në pjesën tjetër të vendit. E them këtë me dëshpërim sepse do doja që të ndodhte. Por, tani për tani nuk po shoh ndokënd që po i merr këto përgjegjësi".
"Në anën tjetër a besoni se komunat e reja serbe do të jenë funksionale dhe cilat janë tani obligimet e institucioneve të Kosovës ndaj këtyre komunave", është pyetur Serwer. "Po, mendoj se komunat në të cilat njerëzit kanë votuar në numër solid mund të jenë funksionale dhe legjitime. Mendoj po ashtu se me përgjegjësi të ndërsjella të Prishtinës dhe atyre komunave, ashtu si parashihet me planin e Ahtisarit, duhet edhe të zbatohen", është përgjigjur ai.