E Diel, 1 Nëntor 2026

Bjellorusia, Bushati perballe "pakenaqesive"

Trajneri i ekipit shpresa Artan Bushati do ta kete te veshtire qe te zgjedhe, se cilet lojtare do te zbresin sot ne fushe, per te luajtur kunder Bjellorusise. Shpresat do te ndeshen perballe kundershtarit te radhes sot ne ora 14.00, ne nje ndeshje me rendesi per secilin prej lojtareve, qe do te aktivizohen nga trajneri Artan Bushati. I pranishem ne stadium do te jete edhe trajneri i pare, Josip Kuzhe, qe do te shohe paraqitjet e te gjithe futbollisteve. Ekipit i jane bashkuar disa prej lojtareve qe ishin edhe ne formacionin e kroatit, gjate miqesores me Estonin. Ujkani, Hyka, Veliu dhe Vila pritet qe te luajne nga fillimi i lojes, nderkohe qe rivaliteti i lojtareve per qene pjese e formacionit ka vene ne presion trajnerin Bushati. Pas ndeshjes se kater diteve me pare me Austrine, trajneri nuk aktivizoi Shkurtajn, lojtarin e Olimpiakosit, i cili pas ndeshjes shprehu pakenaqesi per vendimin, duke kercenuar se nuk do ta pranoje ftesen, ne ndeshje te tjera. Do te jete edhe me e veshtire qe Shkurtaj te gjeje hapesire ne takimin e sotem, nderkohe qe Bushatin e kane mberthyer nje sere dilemash, per te ndertuar ekipin e pare, duke qene se pjesa me e madhe e lojtareve jane pak a shume te nje niveli.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›