Frika nga kriza BQE mban takim urgjent

Banka Qendrore Europiane do të mbajë një takim emergjent, në të cilin do të diskutohet blerja e borxhit të Italisë, në mënyrë që të ndalet përhapja e krizës në tregjet financiarë. Pritet që ministrat e financave të 7 ekonomive më të fuqishme të diskutojnë edhe mbi mënyrën se si të qetësojnë bursat përpara se ato të rihapen ditën e hënë.
Italia është vendi i fundit që është goditur nga kriza. Po kështu edhe Spanja, e cila është goditur nga një nivel i lartë papunësie, borxh i lartë qeveritar dhe një rritje anemike e ekonomike. Nivelet e larta të borxhit, të shoqëruara nga një rritje e vogël e ekonomisë dhe një ndjenjë pasigurie te liderët e Eurozonës për t’iu përgjigjur situatës, ka ngritur shqetësimet që edhe këto dy vende të përfshihen në grupin e Greqisë, Irlandës dhe Portugalisë të cilat kanë marrë ndihmë financiare nga BE-ja dhe FMN-ja.
Javën e shkuar, Presidenti i Komisionit Europian Hoze Manuel Barroso tha se liderët po dështojnë në manaxhimin e krizës. Megjithatë, pavarësisht deklaratave, si Italia ashtu edhe Spanja thonë se kanë nën kontroll borxhin. Kryeministri Italian tha se ka marrë masa për të balancuar buxhetin brenda 2013-ës.