E Shtunë, 31 Tetor 2026

Sabella per Argjentinen merr kombetaren pas deshtimeve

Alejandro Sabella ka marrë zyrtarisht drejtimin e kombëtares së Argjentinës, duke u ulur në pankinën e dy herë kampionëve të Botës me objejktivin fillestar për të kualfikuar skuadrën në finalet e Botërorit 2014. Sabella ka zëvendësuar në stolin e përfaqsueses argjentinase Sergio Batista, i cili u shkarkua nga detyra pas zhgënjimit në Kupën e Amerikës.

Në konferencën e parë për shtyp pas prezantimit zyrtar trajneri është shprehur i bindur te forca e skuadrës së tij të re, me të cilën do të kërkojë të triumfojë në Kupëmn e Botës. “Jam shumë krenar që marr këtë post të rëndësishëm të futbollit të vendit tim. Kur pranova ofertën isha i bindur se skuadra ka gjithcka për të fituar gjithçka. Tani duhet vetëm që lojtarët të largojnë mendimet e këqia pas Kupës së Amerikës dhe të fokusohen në objektivat e radhës’, ka bërë të ditur Sabella, i cili u bë i njohur si zëvendës i trajnerit Daniel Pasarella që drejtoi Argjentinën në Botërorin 1998 të zhvilluar në Francë.

Ish-lojtar i River Plate dhe Estudiantes, karriera e sabe4lla si trajner nuk është shumë e pasur. Për herë të fundit ai ka drejtuar skuadrën e Al Jassira në kampionatin arab, ndërsa tani ka si dëtyrë të udhëheqë Lionel Messin dhe shokët e tij drejt suksesit pas dështimit të Argjentinës në fillim në Botërorin 2010 dhe së fundmi në Kupën e Amerikës.

Nertan Prifti

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›