E Shtunë, 31 Tetor 2026

Vdekja e 29-vjecarit protesta te dhunshme ne Londer

Vrasja e një 29-vjeçari nga forcat e policisë në Totenham, në veri të Londrës javën e shkuar ka bërë që qindra njerëz të dalin në protesta dhe të përleshen me policinë.

Protestuesit u vunë flakën makinave të policisë, një ndërtese dhe një autobuzi. Si pasojë, 19 persona mbetën të plagosur, 8 prej tyre oficerë policie.

Shkaktar i trazirave ishte një shkëmbim zjarri, ku në rrethana ende të paqarta mbeti i vrarë 29 vjeçari, Mark Dugan, baba i katër fëmijëve. Familjarët thonë se ai u vra qëllimisht nga oficerët, në një kohë një polici e pavarur ka nisur hetimet. Totenham është një prej pjesëve më të varfra të Londrës.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›