E Shtunë, 31 Tetor 2026

Muaji i Ramazanit Topalli shtron darke iftari

Kryetarja e Kuvendit Jozefina Topalli ka shtruar një darkë Iftari me rastin e muajit të Ramazanit. Të ftuar në këtë veprim tradicional që Kuvendi organizon me rastin e kësaj feste, merrnin pjesë përfaqësues të komunitetit Musliman, të ftuar nga myftinitë e të gjitha qarqeve të vendit, deputetë dhe personalitete të fushave të ndryshme, si dhe përfaqësues të Trupit Diplomatik.

Kryeparlamentarja në fjalën e saj është shprehur për një reflektim dhe devotshmëri të të gjithë atyre që besojnë në Zot, e vecanërisht, të atyre që jetojnë në zonat shqipfolëse. “Momenti i sakrificës është momenti më sublim i besimit tek Zoti, i cili të kthen në forcë, në një vullnet të jashtëzakonshëm, për të përballuar jetën e cila jo gjithmonë është e thjeshtë”- është shprehur mes të tjerash zonja Topalli.

Darka e iftarit dhe shkëmbimi i mesazheve të paqes e mirësisë, janë kthyer në traditë të përvitshme për kryetaren e Kuvendit të Shqipërisë.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›