Frika nga vjedhja, opozita kërkon prodhimin e fletëve të votimit jashtë vendit
Gjoncaj dhe Çuli deklarojnë se prodhimi i fletëve jashtë do të rrisë besueshmërinë e zgjedhjeve. Në rast se prodhohen në vend përfaqësuesit e partive do ta vëzhgojnë procesin që në shtypshkronjë
Luis Tanushi
Përfaqësuesi politik i Partisë Socialiste në KQZ, Genc Gjoncaj, u shpreh se fletët e votimit, të cilat do të përdoren për zgjedhjet e 28 qershorit, duhet të botohen jashtë shtetit. Gjoncaj tha se fletët e votimit janë mjaft të rëndësishme për ecurinë e procesit zgjedhor. Prodhimi i fletëve të votimit, sipas tij, duhet të ndjekë shembullin e zgjedhjeve të kaluara, siç ka qenë rasti i zgjedhjeve vendore në vitin 2007, që janë prodhuar në Itali. “Ne kërkojmë siguri maksimale për zhvillimin e procesit zgjedhor”, - tha Gjoncaj në një prononcim për gazetën ”Albania”. Gjoncaj deklaroi se fletët e votimit, të prodhuara jashtë shtetit, do të krijonin më shumë besueshmëri për këto zgjedhje. Ai u shpreh se fletët, të cilat do të përdoren për zgjedhjet, duhet të prodhohen në një nga vendet perëndimore, që kanë eksperiencë në këtë fushë. Përfaqësuesi i PS-së tha se kompania e huaj të jetë plotësojë një kusht mjaft të rëndësishëm për besueshmërinë e kësaj kompanie. “Ne kërkojmë që kompania e huaj të jetë publike”,- u shpreh Gjoncaj.
Fletët e votimit
Nënkryetarja e Partisë Socialdemokrate, Diana Çuli, u shpreh se kjo forcë politike ka të njëjtin qëndrim si PS-ja. Çuli u shpreh se fletët e votimit janë një tjetër element mjaft i rëndësishëm për procesin zgjedhor. Ajo tha se fletët e votimit duhen të prodhohen jashtë shtetit për dy arsye. Arsyeja e parë, sipas saj, ka të bëjë me sigurinë që do të ofronin fletët e prodhuara jashtë. “Fletët e prodhuara jashtë do të ishin më të sigurta dhe do të shmangin kontestimet që mund të lindin nga forcat e ndryshme politike”, - tha Çuli. Nënkryetarja e PSD-së deklaroi se prodhimi i fletëve të votimit nga një kompani e huaj jashtë shtetit do të lehtësonte edhe punën. Sipas saj, arsyeja e kësaj kërkese është e drejtë dhe kjo nuk paragjykon procesin zgjedhor. Diana Çuli u shpreh se prodhimi i fletëve jashtë vendit do të ndihmonte procesin duke e përshpejtuar atë. Sipas saj, arsyeja është thjesht teknike, por që do të ndihmonte edhe në arritjen e standardeve. ”Ne jo vetëm që nuk e paragjykojmë, por në këtë mënyrë do të shmangeshin disa nga problemet me të cilat do të mund të shoqërohej procesi i prodhimit të fletëve të votimit në vendin tonë siç janë mungesa e letrave, e bojës apo defekteve të makinerive”, - u shpreh Çuli.
Letra
Dy ditë më parë PS-ja dorëzoi në KQZ një kërkesë lidhur me procesin e shtypjes së fletëve të votimit. Letra e PS-së është firmosur nga sekretari për Çështjet Ligjore dhe Koordinimin, Fatmir Xhafaj dhe është depozituar në mesditën e datës 28 prill me numër protokolli 67. Në letrën që PS-ja i ka dërguar KQZ-së thuhet se çështja bëhet më e mprehtë edhe nga aplikimi i sistemit të ri elektoral pasi mungesa e integritetit në prodhim dhe në shpërndarjen e fletëve dhe çdo rrjedhje e tyre në mënyrë të pautorizuar do të ndikonte thelbësisht në ndershmërinë e procesit zgjedhor. Gjithashtu në letër thuhet se printimi i fletëve të votimit është një nga proceset më delikate, i cili kërkon transparencë dhe besueshmëri. PS-ja shprehet se konsensusi i palëve për këtë pikë të procesit zgjedhor do të arrihet vetëm nëse fletët do të prodhoheshin jashtë vendit. Ndërkohë në rast se nga tenderi do të përzgjidhet një firmë shqiptare, vëzhguesit e partive do të autorizohen të mbikëqyrin procesin që në shtypshkronjë. Më 4 mars KQZ-ja miratoi modelin e fletës së votimit. Nenet 97 dhe 98 të Kodit Zgjedhor përcaktojnë specifikat teknike. Modeli i fletës së votimit do të ketë të njëjtat elemente sigurie si në zgjedhjet e shkuara. Fleta e votimit do të jetë 30 cm e gjerë dhe 42 cm e gjatë. Ajo do të jetë e përbërë nga dy shtresa, të cilat mundësojnë që shkrimi në të, të mos jetë i dallueshëm pas palosjes nga zgjedhësit.
30 Prill 2009