E Shtunë, 31 Tetor 2026

Porti me mjedis karantine për gripin e derrit

30/04/2009  Nën kontroll të rreptë kryesisht udhëtarët që vijnë nga vendet më të prekura

Bashkërendohen veprimet mes të gjithë instancave shtetërore për parandalim

DURRES- Ngrihet karantina në portin e Durrësit për të shmangur çdo situatë të mundshme në kërcënimin e jetës humane si pasojë e gripit të derrit. Drejtoria e Shëndetit Publik ka reaguar një ditë pas vendimeve dhe masave të Inspektoratit Ushqimor të DBU-së dhe të degës së doganës së Durrësit lidhur me masat parandaluese për gripin e derrave. Edhe pse në rajonin tonë nuk ka pasur asnjë shenjë apo dyshim lidhur me virusin vdekjeprurës, në portin e Durrësit sipas drejtoreshës Lida Boshku është ngritur karantina. Pjesëmarrësit kanë diskutuar lidhur me bashkërendimin e masave mes shërbimit shëndetësor, doganës, portit, policisë së kufirit dhe migracionit dhe agjencive që operojnë. “Nuk mund të përjashtojmë vendin tonë nga risku i infeksionit me virusin e gripit të derrit, por ne kemi marrë të gjitha masat”,-është shprehur Boshku. Ambientet e portit të Durrësit janë pajisur me maska, doreza, mjete mbrojtëse dhe dizinfektantë, ndërsa hyrjet e daljet nga porti dhe kryesisht në terminalin e udhëtarëve janë bërë shumë të rrepta. Në pikën e kontrollit të dokumenteve të udhëtarëve vigjilenca në drejtim të identifikimit të udhëtarëve shqiptar apo të huaj që vinë nga Meksika, Spanja apo edhe Amerika mbahen nën vëzhgim të plotë dhe i nënshtrohen karantinës për të shmangur çdo lloj përhapje të virusit.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›