E Shtunë, 31 Tetor 2026

"Neglizhenca e shtetit, me coi ne vetegjyqesi"

Durres- Dorezohet 78 ore pas krimit ne plazhin e Durresit pronari i hotel "Drenices", i akuzuar per vrasjen me arme zjarri te fqinjit te tij, qe ndertonte nje tjeter objekt. Vrasja ka ndodhur pas nje konflikti per pronesi tre dite me pare, kurse Gani Kapiti ishte larguar nga vendngjarja. Policia e Durresit konfirmoi se 50-vjecari Kapiti, eshte vetedorezuar rreth ores 24:00 te se merkures, pas negociatave te vazhdueshme, te bera nga sherbimet e policise me familjaret e te dyshuarit. Gjate marrjes ne pyetje, pronari i hotelit eshte shprehur se nuk ka dashur te shkoje deri ne ekstrem, por punimet jashte kriterit nga ana e viktimes, Agron Bodlli, 39-vjec, nga Shijaku, e kishin cuar deri ne vrasje. "Une isha ankuar disa here edhe publikisht, per shkelje te rregullave te ndertimit, pasi gropa e hapur kishte demtuar hotelin tim, por askush nuk mori masa, derisa shkova ne vetegjyqesi", mesohet te jete shprehur i dyshuari, duke vene ne dispozicion te gjitha dokumentet. Ngjarja ndodhi mesditen e se henes ne lagjen nr. 13 ne Plazh te Durresit, ku pas sherrit Kapiti qelloi me cifte ne koke Bodllin, i cili nderroi jete pas 10 oresh ne spital. Policia sekuestroi armen cifte, te hedhur ne nje kanal dhe ndaloi Shpend Turkun si bashkepunetor ne fshehjen e armes se krimit, qe e hodhi ne nje kanal prane vendngjarjes.

E. Arapi


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›