E Shtunë, 31 Tetor 2026

"Madona" prangos ciftin, ofronte seks me 1 mije leke

BERAT- Ofronin seks me pagese ne banesen e tyre, prangoset i moshuari dhe e dashura e tij, per shfrytezim dhe ushtrim prostitucioni. Ngjarja eshte zbardhur mesditen e djeshme kur gjate operacionit te koduar "Madona", referuar pseudonimit te gruas se ndaluar, agjentet e Antitrafikut ne Berat, arrestuan te dyshuarit Emin Kellici, 76 vjec dhe Mejana Lapi, 33 vjece. Aksioni ka perfunduar rreth ores 13:00 te dites se djeshme, kur jane marre ne pyetje te dyshuarit dhe eshte ushtruar kontroll ne banese.

Burime zyrtare te Komisariatit te Policise Berat, bejne me dije se disa dite me pare prane ketij organi kishin mberritur informacione se ne nje banese nje-kateshe ne lagjen "30 Vjetori", shume prane komisariatit, hynin e dilnin meshkuj te moshave te mesme dhe sipas dyshimeve, mendohej se aty ofrohej seks kundrejt pageses. Sektori Antitrafik, ne bashkepunim me prokurorine, kane nisur hetimet rreth kesaj ngjarjeje ne kuader te operacionit te koduar "Madona". Banesa ku jetonte 76-vjecari Kellici, se bashku me 33- vjecaren Lapi, eshte mbajtur ne survejim te plote. Ndalimet u bene ne banese, ku u gjeten edhe 30 mjete mbrojtese, prezervative, 30 mije leke, nje thike qe posedohej nga Kellici, dhe nje celular.

Nga hetimet e para, por dhe marrja ne pyetje e dy te dyshuarve, policia zbardhi ne detaje skemen e ushtrimit te prostitucionit, qe ndodhet vetem disa metra larg godines se Drejtorise se Policise Berat. Mejana Lapi, nje grua e ve pas vdekjes se bashkeshortit, mesohet se bashkejetonte prej disa vitesh me 76 vjecarin, i divorcuar. Ky i fundit, pronar i baneses, mesohet se i kishte propozuar te dashures se vet, te ushtronte prostitucion ne banese. Kellici arrinte te kontaktonte me meshkuj te moshave te mesme, banore te lagjes, por dhe lagjeve te tjera. Pasi binin dakord mes tyre per 1 mije leke, i paraqiste ata ne banese ku ofronte seks 33-vjecarja. Policia tha se aktiviteti i ushtrimit te prostitucionit, behej kryesisht gjate oreve te paradites.

Meshkujt binin dakord me pagesen dhe percilleshin deri ne banese nga i moshuari, qe bente ndermjetesin. Kjo skeme mesohet se funksiononte prej disa muajsh. Ky i fundit gjate marrjes ne pyetje, mesohet te kete deklaruar se nuk e kishte detyruar te dashuren e tij, te shnderrohej ne nje punetore seksi, por te dy palet kishin gjetur si zgjidhje mbijetese kete profesion, ne kushtet e veshtira ekonomike.

Policia ne veshtiresi, zanati me deshire

Seanca e marrjes ne pyetje i ka vene ne veshtiresi agjentet e Antitrafikut, pasi te dy te ndaluarit, si gruaja ashtu dhe i dashuri i saj 76-vjecar, kane deshmuar se kete menyre jetese e kishin zgjedhur me deshiren e tyre dhe jo me detyrim. Edhe 33-vjecarja Mejana Lapa ka pranuar se nuk kishte pasur presione, per te zgjedhur kete zanat si forme mbijetese ne kushtet e krizes ekonomike. Dosja i ka kaluar prokurorise per hetime te metejshme per akuzat e "shfrytezimit dhe ushtrimit te prostitucionit" dhe "mbajtjes pa leje te mjeteve te ftohta".

E. Hazizolli


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›