E Shtunë, 31 Tetor 2026

Pergjaken rruget, dy te vdekur ne aksident

Dy aksidente rrugore kane ndodhur brenda 8 oresh ne rruget e Gjirokastres, me pasoje dy te vdekur. Ngjarja e pare u shenua duke u gdhire dita e djeshme, ne vendin e quajtur "Kordhoce", anes rruges kombetare Gjirokaster-Kakavije. Automjeti tip "Audi", me targa FR 68 36 A, ka dale nga rruga duke rene ne kanal. Nderkohe megjithese eshte tentuar dhenia e ndihmes se pare mjekesore shoferit, serish si shkak i plageve te mara 19-vjecari Avni leka, nga Thumana e Krujes, ka humbur jeten gjate rruges per ne spital.

Aksidenti i dyte rrugor ka ndodhur rreth ores 09:00 te mengjesit, ne vendin e quajtur "Serat e Mashkullores". Automjeti tip "Lada", me targa TR 26 24 E, i cili drejtohej nga 42-vjecari Astrit Cullhaj, nga Tirana, eshte perplasur me automjetin tip "Opel", me targa te huaja AN 794 MS, qe drejtohej nga 28-vjecari Orges Selmani, nga Kelcyra. Per pasoje ka vdekur pasagjeri 25-vjecar, Altin Lacaj. Policia tha se mjeti "Opel" eshte futur ne parakalim te gabuar.

B. Kore


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›