Bankat dhe transparenca

Nga Ardian Fullani
Ekonomia shqiptare gjate vitit 2010 pritet te kete regjistruar nje rritje te kenaqshme. Ne tremujorin e trete te vitit te kaluar rritja ekonomike vjetore vleresohet ne masen 4.9 per qind.
Ecuria e normes se rritjes ekonomike ne dy vitet e fundit ka qene e qendrueshme duke provuar keshtu nje nivel te mire rezistence ndaj ndikimit te krizes ekonomike nderkombetare. Treguesit e tjere makroekonomike jane luhatur rreth vlerave te pranueshme dhe te pritshme. Vlen te theksohet se ky stabilitet makroekonomik pasqyron miksimin e suksesshem te politikave baze ekonomike asaj monetare me ate fiskale gjate vitit te kaluar.
Me konkretisht politika fiskale ka synuar dhe ka realizuar nje proces te nevojshem konsolidimi pas nje ekspansioni fiskal qe ka shoqeruar zhvillimet ekonomike ne vitin 2009. Konsolidimi fiskal eshte realizuar nepermjet kontrollit me te mire mbi shpenzimet publike dhe mbledhjes se te ardhurave prane nivelit te parashikuar.
Kursi i kembimit te monedhes kombetare me gjithe nencmimin qe ka pesuar ne vitin 2009 e me pak ne vitin 2010 ka qene shume me i qendrueshem se monedhat e vendeve te tjera te Evropes Juglindore te cilat zbatojne politiken e nje kursi kembimi lirisht te luhatshem. Nencmimi gradual i lekut vleresohet se ka patur nje ndikim pozitiv ne pakesimin e deficitit tregtar dhe ate te llogarise korente nepermjet vendosjes se nje dinamike me te favorshme per ecurine e eksporteve dhe te importeve te ekonomise sone.
Tashme vertetohet plotesisht se adoptimi i regjimit fleksibel te kursit te kembimit ka qene nje nga zgjedhjet me te spikatura te politikave ekonomike financiare te dy dekadave te fundit.
Rritja vjetore e cmimeve te konsumit ka qene pothuaj gjate gjithe kohes brenda kufijve te percaktuar nga Banka e Shqiperise prej 2-4 per qind. Ne kushtet e presioneve te moderuara inflacioniste Banka e Shqiperise ka ndjekur nje politike monetare lehtesuese duke injektuar likuiditet ne tregun nderbankar dhe duke ulur normen baze te interesit ne nivelin 5 per qind. Per vitin 2011 ecuria e treguesve makroekonomike pritet te jete e ngjashme me ate te vitit 2010. Banka e Shqiperise gjykon se harmonizimi i suksesshem i vitit te kaluar i politikes monetare me ate fiskale duhet te vazhdoje me tej edhe ne vitin 2011. Politika fiskale dhe ajo monetare duhet te synojne qendrueshmerine e ketyre treguesve duke mbeshtetur gjithashtu rritjen ekonomike. Ndikimi i faktoreve te kerkeses dhe te ofertes mbi kursin e kembimit te monedhes kombetare pritet te jete i ekuilibruar. Presionet inflacioniste parashikohen te jene te moderuara gjate ketij viti ndonese ecuria e cmimeve te mallrave te importuara paraqet nje burim te qarte rreziku.
Banka e Shqiperise do te ruaje fleksibilitetin e politikes se saj monetare per ti paraprire cdo zhvillimi te mundshem ne ecurine e inflacionit.
Ne vazhdim deshiroj te ndalem pak me hollesisht ne ecurine e sektorit bankar dhe ne disa ceshtje qe Banka e Shqiperise i konsideron me rendesi per rolin qe ky sektor luan ne ndermjetesimin financiar dhe marredhenien me publikun me nje perfitim te dyanshem. Ne vitet e fundit sektori bankar si forca dominuese e sistemit financiar ka qene mbeshtetes i fuqishem i rritjes ekonomike te vendit nepermjet nje roli aktiv ne ndermjetesimin financiar. Sigurisht veprimtaria bankare ka rreziqet e saj por kriza financiare nderkombetare e tre viteve te fundit provoi se sektori bankar ne vendin tone ishte i qendrueshem dhe nuk pati nevoje per ndihme publike ne perballimin e situates. Ne vitin e kaluar situata financiare e sektorit bankar vleresohetpergjithesisht me e mire se ajo e vitit paraardhes. Me gjithe rritjen e vleres se kredive me probleme sektori bankar ka shenuar nje rezultat financiar disa here me te larte se ai i vitit 2009.
Situata e likuiditetit eshte permiresuar dukshem ne kushtet e rritjes se qendrueshme te depozitave. Per kete arsye nevojat e sektorit bankar per likuiditet nga Banka e Shqiperise jane pakesuar ndjeshem.
Sektori bankar eshte i mirekapitalizuar ne saje te kujdesit per zgjerimin e veprimtarise dhe rritjes se kapitalit nga ana e aksionereve. Pavaresisht nga kjo ecuri e mire e veprimtarise se sektorit bankar ka disa drejtime qe kerkojne permiresim te shpejte per te cilat Banka e Shqiperise ka perqendruar veprimtarine e saj mbikeqyrese.
Drejtimi i pare lidhet me nevojen per zgjerim te veprimtarise se kreditimit dhe permiresim te cilesise se saj. Te dy keto elemente mund te mbeshtesin njeri-tjetrin nese veprohet ne menyre te kujdesshme.
Zgjerimi i ritmeve te kreditimit do te mbeshtetet me mire gjate vitit 2011 ne saje te dy zhvillimeve te rendesishme sic jane permiresimi i ndjeshem i situates se likuiditetit dhe prirja renese e normave te interesit edhe per kredine ne lek. Shenjat e para te nje ecurie me pozitive u dhane ne dy muajt e fundit te vitit 2010 kur ritmi vjetor i kredidhenies u pershpejtua dukshem.
Nga ana tjeter cilesia e kredise mbetet problematike por nje permiresim gradual pritet te shenohet gjate ketij viti.
Perfitoj edhe nje here nga ky rast per te riperseritur kerkesen tone qe bankat te jene aktive ne trajtimin e kredive me probleme per mbledhjen e tyre. Per kredite qe vleresohen pa shprese arketimi ne perputhje me kerkesat e kuadrit ligjor e rregullativ bankat duhet te veprojne per ekzekutimin e kolateraleve.
Ne kete proces ka nevoje per permiresime te metejshme ligjore per te pakesuar rrezikun e bankave ne veprimtarine e kreditimit dhe per te siguruar ulje te kostos se tij per klientet. Ky proces eshte i nevojshem per te pastruar bilancet e bankave nga investime qe rendojne ato dhe per te cliruar burime qe do te perdoreshin per kredi te reja.
Ne kete kuader monitorimi i cilesise se kreditimit dhe i sjelljes apo veshtiresive qe ndeshin bankat ne kete proces eshte ne qender te veprimtarise mbikeqyrese.
Drejtimi i dyte lidhet me koston e sherbimeve bankare per klientet. Per kete ceshtje Banka e Shqiperise ka kryer analizat e nevojshme te cilat kane konkluduar se kosto e disa produkteve dhe sherbimeve bankare duke perfshire pagesat dhe transfertat kartat e debitit dhe te kreditit si edhe disa forma te tjera te kreditimit mund te jene me te uleta.
Lidhur me kete ceshtje ne jemi perqendruar ne dy drejtime
Se pari ne rritjen e transparences se sektorit bankar ne marredhenien me klientet per keto sherbime. Per kete ceshtje kemi vendosur tashme ne zbatim kerkesat per ndertimin e metodologjive te caktuara per percaktimin e kostos efektive te kredise dhe percaktimin e sakte te detyrimeve kontraktuale ne marredhenien me klientet. Bankave ju kerkohet te ofrojne te gjithe informacionin dhe shpjegimet e nevojshme per klientet e interesuar. Gjithashtu ne te njejten logjike nga bankat do te kerkojme ndertimin e metodologjive per percaktimin e kostos se sherbimeve bankare qe lidhen kryesisht me pagesat dhe transfertat e ndryshme.
Ne kete menyre per klientet do te jete me e thjeshte te bejne krahasimin mes kushteve qe ofrojne institucione te ndryshme bankare e keshtu te bejne zgjedhjen e tyre mbeshtetur ne alternativen me te favorshme.
Ne menyre qe kjo te funksionoje sa me mire nevojitet qe edhe vete klientet te ushtrojne kujdesin e duhur per njohjen sa me te sakte te kushteve te vendosura nga bankat per produktet dhe sherbimet qe ofrojne. Aty ku eshte e nevojshme ne kete proces mund te kerkohet edhe asistence e jashtme me e specializuar.
Se dyti Banka e Shqiperise synon te ofroje nje stimul konkret ne kete proces per bankat tregtare duke ulur me tej kostot me te cilat ato perballen per perdorimin e sistemeve te pagesave AIPS dhe AECH gjate transaksioneve ne lek per llogari te tyre apo te klienteve te tyre.
Ne besojme qe nepermjet nje politike me konkurruese ne vendosjen e cmimit te ketyre produkteve nga ana e sektorit bankar jo vetem mund te perfitojne me shume klientet por mund te realizohet nje rritje e vellimit te tyre dhe te gjenerohet nje rritje e te ardhurave per vete sektorin bankar.
Drejtimi i trete ne te cilin jemi perqendruar lidhet me forcimin e kerkesave per rritjen e pergjegjshmerise ne drejtimin e institucioneve bankare duke kerkuar ne menyre te perseritur qe profesionalizmi dedikimi dhe pergjegjshmeria te shnderrohen ne nje kulture pune per te gjithe personelin e institucioneve bankare.
Per kete ceshtje ne menyre te vazhdueshme po rishikojme proceset nepermjet te cilave bankat realizojne vendimmarrjen sigurojne kontrollin e veprimtarive te caktuara e te raportimit te tyre brenda institucionit si dhe nderveprojne me publikun.
Sistemet e kontrollit te brendshem jane ato qe percaktojne ne masen me te madhe aftesine e institucionit per te operuar ne menyre te sigurt. Ato jane te domosdoshme per te shmangur cdo lloj hapesire qe mund te shfrytezohet per veprime abuzive ne dem te institucionit.
Per kete arsye ne komunikimet e rregullta me bankat Banka e Shqiperise ka kerkuar qe ato te ndermarrin te gjitha masat e nevojshme ne para njerez dhe teknologji per te garantuar sigurine e cdo veprimi bankar.
Banka e Shqiperise do te jete gjithmone ne lartesine e kerkuar nga publiku per te plotesuar ne cdo kohe pergjegjesite e ligjore ne drejtim te realizimit te qendrueshmerise se nivelit te cmimeve dhe te sektorit bankar. Ne kete proces nevojitet qe autoritetet shteterore dhe vecanerisht sistemi i drejtesise te ofrojne bashkepunimin e nevojshem duke e vleresuar ceshtjen e sistemit bankar si ceshtje me prioritet te larte nga ku varet zhvillimi i qendrueshem i ekonomise se vendit ne te ardhmen. Per kete qellim Banka e Shqiperise i ben apel te gjithe faktoreve te lidhur qe te pershpejtojne reformat strukturore te lidhura me titullin e pronesise dhe ekzekutimin e kolateralit si dhe te ndermarrin nje sere rregullimesh te tjera te natyres administrativo-burokratike qe ndikojne ne rritjen e kostove te sistemit bankar.
Tagsardian fullani banka e shqiperise bankat ekonomia shqiptare