E Shtunë, 31 Tetor 2026

Vasili: Protesta e PS, rrezik nga A/H1N1


Protesta e Partisë Socialiste e planifikuar më datë 20 nëntor përbën rrezik për përhapjen e mëtjeshme të gripit të derrit. Sipas ministrit të Shëndetësisë, Petrit Vasili kjo protestë përbën rrezik për shkak të grumbullimit që është planifikuar të organizohet, duke i shtuar kësaj dhe faktin që ajo do të zgjasë për tre ditë dhe pjesëmarrësit do të flejnë në çadra. Kështu ministri i Shëndetësisë, është shprehur se në këto ditë gadishmëria do të jetë më e lartë. Vetëm pak kohë më parë ISHP ka bërë të ditur se, duhet të evitohet qendrimi në grupe të mëdha në këtë situatë pandemike.
Sipas ministrit të Shëndetësisë, gjendja aktuale është vështirë pasi kemi një kombinim të gripit të derrit me virusin sezonal i cili po shfaq komplikacione të rënda. Ndërkohë numri i personave të prekur me gripin e derrit në vendin tonë është 144.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›