E Shtunë, 31 Tetor 2026

Vetmia e con ne vetevarje, e shpeton policia

Nje 25-vjecar, nga Policani, ka gjetur pikerisht diten e te dashuruarve, Shen Valentinin, per t’i dhene fund jetes. Depresioni dyshohet te jete bere shkak i tentatives per veteflijim te Mariglen L., ndersa prezenca e shume cifteve dhe femijeve shmangu tragjedine, pasi e zbriten ne kohen e duhur te riun nga litari i lidhur ne nje peme. Eshte dashur nderhyrja e grupit te gatshem te policise, qe 25-vjecari te dergohet me urgjence ne spital dhe te dilte jashte rrezikut per jeten. Ka qene ora 12:00 e dites se djeshme, ku ne sallen operative eshte kryer nje telefonate, qe njoftonte se dikush po i jepte fund jetes, duke u vetevarur ne peme. Nje makine policie mberriti ne kodren e qytetit te Policanit, duke gjetur trupin e te riut qe perpelitej, si pasoje e lakut ne fyt. Menjehere ai eshte zbritur nga pema, pasi eshte prere litari dhe derguar ne spital. Mjeket thane se ne fytin e 25-vjecarit dalloheshin qarte shenjat e prerjes se shkaktuar nga litari dhe hematomat. Nje grup hetimor po investigon rastin dhe ka marre ne pyetje familjaret dhe shoket e 25-vjecarit per te zbardhur shkaqet.
E.Hazizolli

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›