E Shtunë, 31 Tetor 2026

Mancini pret qëndrim në City

Menaxheri i Manchester Cityt, Roberto Mancini, ka thënë se do të jetë në Eastlands sezonin e ardhshëm, edhe pse dështoi të sigurojë një vend në Ligën e Kampionëve, pas humbjes 1-0 në shtëpi nga Tottenham të mërkurën.

Italiani, ish trajner i Interit, beson se ka të ardhme në klub. I pyetur nëse është optimist se do të mbetet në postin e menaxherit në City, Mancini tha : “Po, jam optimist. Nuk e di sigurt, por mendoj se do të jem këtu. Pse jo? Punoj këtu që katër – pesë muaj dhe mendoj se për të ndërtuar diçka nuk filloni nga kulmi, por nga themeli. Ne punojmë shumë mirë, por jemi afër kulmit. Nuk jam magjistar, nuk e kam shkopin magjik. Ne kërkuam pozitën e katërt. Futbolli është i tillë, por kemi bërë punë të mirë”.

Goli nga Peter Crouch, 10 minuta para fundit, e dërgoi Tottenhamin katër pikë mbi Cityn, një xhiro para përfundimit të këtij sezoni në Premierligë.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›