I presin rrogat
-490x320.jpg)
Skuadra nga kryeqyteti, Flamurtari sërish po përballet me një krizë financiare. Si pasojë e kësaj krize, futbollistët ankohen se nuk kanë marrë paga gati që dy muaj.
Disa futbollistë të ekipit kuq e zi, në kushte anonimiteti, i kanë thënë Express-it se të mërkurën i kanë bojkotuar stërvitjet, pasi ende nuk i kanë marrë pagat e muajit të fundit. Madje ata kanë pohuar se edhe dhjetë ditë bëhen dy muaj që nuk kanë marrë paga.
Përpos që nuk kanë marrë rroga, futbollistët e këtij ekipi kanë thënë se klubi nuk ua ka dhënë ende nga dy premi të premtuara - gjithsej nga 250 euro për person.
Mirëpo, lojtarët e Flamurtarit të enjten u janë kthyer stërvitjeve, pasi drejtuesit e klubit u kanë premtuar atyre se në fillim të javës që vjen do t’i kryejnë të gjitha obligimet ndaj tyre.
Kështu thotë edhe drejtori i përgjithshëm i Flamurtarit, Agim Hasani. Mirëpo, ai mohon që lojtarët e klubit të tij t’i kenë bojkotuar stërvitjet të mërkurën. Por, Hasani thotë se kryetrajneri Jusuf Tortoshi u ka dhënë pushim në atë ditë dhe se nuk bëhet fjalë për bojkot.
“Nuk është e vërtetë që lojtarët i kanë bojkotuar stërvitjet, sepse sikur të ndodhte kjo, atëherë do të pësonin dënimet, sepse në Flamurtar ka rregull. Në fakt, të mërkurën kanë munduar disa futbollistë dhe trajneri i ka liruar edhe futbollistët e tjerë. Pra, trajneri u ka dhënë pushim dhe për mua ky rast nuk është bojkot”, deklaroi Hasani për Express.
Hasani konfirmoi se klubi ende nuk i ka kryer disa obligime ndaj futbollistëve. Por ai u ka premtuar lojtarëve se në fillim të javës që po vjen të gjitha obligimet do tu kryhen.
“Është e vërtetë se ua kemi vonuar rrogat për rreth 10 ditë. Këtë nuk e kemi bërë me dëshirë, por shkaku i rrethanave. Mirëpo, ne kemi mbajtur të premten një tubim dhe u kemi premtuar lojtarëve se të hënën apo të martën të gjitha obligimet ndaj tyre do t’i kryejmë”, pohoi Hasani.
“Kemi hasur në mirëkuptim te lojtarët. Atmosfera në ekip është e mirë dhe jemi duke u përgatitur për ndeshjen e radhës”, përfundoi Hasani.
Kur kanë mbetur edhe pesë xhiro deri në fund të këtij kampionati, Flamurtari radhitet në pozitën e shtatë në tabelë me 42 pikë, nëntë më pak se kryesuesi Trepça.