Shumaker, tani nuk tërheq më as sponsorë
Formula 1
Rikthimi i Mikael Shumaker në Formula 1 nuk rezultoi aspak ashtu si mendohej. Këtu nuk bëhet fjalë vetëm për rezultatet sportive, por edhe për ato jashtë pistës. Piloti nuk është më një figurë tërheqëse për sponsorët. Uilli Veber, menaxheri i shtatë herë kampionit të botës, ka pranuar se emri i 41-vjeçarit nuk shet më si dikur: “Biznesi nuk po ecën ashtu si e kisha menduar. Duket sikur ekziston një lodhje nga Shumakeri”. Natyrisht, një rol me peshë luan edhe kriza globale dhe largimi i sponsorëve nga F1.
#