E Diel, 1 Nëntor 2026

Çmendet kronometri: Bolt, kohë e çuditshme

Atletikë

Usain Bolt vazhdon të vrapojë si një rrufe dhe “ndikon” në prishjen e kronometrit të garës së 200 metrave në “Jamaican International Invitational” në Kingston. Pajisja elektronike pati një problem dhe padashur shndërrohet në protagonisten e një misteri kronometrik. Kur Bolt kalon finishin, tabela tregoi kohën 19"61, por vetëm katër sekonda më pas, aty paraqitet koha 19"56: vrapimi me pesë të qindtat më shpejt cilësohet si rezultati zyrtar. Kjo është koha e katërt më e shpejtë në botë në garën e 200 metrave.

#

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›