E Shtunë, 31 Tetor 2026

Luzaj shqiptari i denuar nga Stalini e i dekoruar nga Regani

Prof. dr. Isuf Luzaj u dekorua nga Presidenti i SHBA-se Ronald Regan me medaljen me te larte ne fushen e arsimit amerikan. Miku i Borgesit dhe i mjaft personaliteteve te shquara boterore

E ndersa ne jeten publike shqiptare perkujtohen rivleresohen e promovohen perdite figura qe i kane dhene dhe po i shtojne kontribute emrit kultures e ceshtjes kombetare shqiptare po lihen ne harrese te tjera figura kombetare te permasa te medha per nga vlerat si personalitete e per nga kontributet ndaj vendit. Nje nga keto figura te medha larguar nga jeta 11 vite me pare ne

Cikago-SHBA eshte prof. dr. Isuf Luzaj jeta e te cilit ka kater plane Kontributi per ceshtjen kombetare ndeshkimi nga komunizmi nderimi shkencor ne SHBA dhe harresa e sotme.

Kete kujtese te vonuar per prof. dr. Isuf Luzaj ma nxiti nje biografi dhe nje pasuri e madhe shkencore letrare filozofike e leterkembimesh qe kjo figure e madhe shqiptare ka patur me personalitete te njohur te botes se asaj kohe. Shkas u be biseda rastesore e para disa koheve ne Korce me intelektualin Bernard Caushi nipin e prof. dr. Isuf Luzaj. Per kete potencial vlerash tashme te krijuara mesova se prof. dr. Isuf Luzaj nuk mundi te kontribuonte ne atdheun e tij por larg ne SHBA mbasi u largua nga vendi me denime e perndjekje per 46 vite radhazi ashtu si shume shkencetare filozofe e dijetareve te tjere kundershtare te pushtetit politik komunist qe u instalua dhe sundoi ne Shqiperi. Nga bisedes me zotin Caushaj mesuam se kjo pasuri vlerash historike letrare e shkencore e krijuar mjeshterisht nga prof. dr. Isuf Luzaj aktualisht gjendet e ngurosur brenda disa sirtare rafte e valixheve ne familjen dhe ne te afermit e tij te cilet i ruajne me shume kujdes. Keto vlera ne fakt e kane nderin ne tjeter vend por ja qe ai vend ku gjenden gjithe figurat e shquara nuk eshte krijuar akoma per kete shkencetar poet e filozof shqiptar te permasave boterore. Shkencetari e dijetari filozof Isuf Luzaj kishte detyrimin te krijonte keto vlera dhe te promovonte denjesisht emrin e shqiptareve e te Shqiperise ne qendrat me te medha shkencore e kulturore te botes. Ndersa shteti shqiptar me konkretisht Ministria e Kultures Ministria e Arsimit Akademia e Shkencave madje edhe vete bota e shkences shqiptare kishin dhe kane detyren e pashmangshme per ta bere pjese publike figuren dhe vepren e madhe te Isuf Luzaj. Si shkencetar e filozof shteti shqiptar kultura zyrtare nuk kane belbezuar deri tani asnje rrokje vleresim per kete figure te madhe. I vetmi nderim per Isuf Luzaj eshte nderimi mirenjohes patriotik e tradicional prej vendlindjes se tij te cilen e donte dhe qe aktualisht e ka shtratin e fundit te jetes.

Isuf Luzaj u lind ne Kanine te Vlores me 21 shkurt 1913 vetem 3 muaj pas ngritjes se Flamurit te Pavaresise. Pasi mbaroi Gjimnazin e Shtetit ne Shkoder ndoqi studimet e larta ne Universitetin e Sorbones ne Paris. Me 7 prill 1939 si shume shqiptare te tjere behet barrikade ne Skele te Vlores duke u ngritur kunder pushtimit fashist. Si delegat i Ballit Kombetar ne Konferencen e Mukjes ne gusht 1943 mbrojti tezen nacionaliste per Kosoven dhe Shqiperine e bashkuar Etnike duke luftuar me parimin Ne gji e ne balle me Flamur Kuq e Zi sic e citon edhe ne nje nga librat e tij per periudhen e luftes clirimtare shqiptare.

Ne vitet e kesaj lufte takohet disa here me Enver Hoxhen. Thirrjes se Enverit per tu bashkuar me te Isuf Luzaj i pergjigjet me keto fjale Jam i sigurt qe fitorja sovjetike do te mbuloje Evropen Lindore dhe ate Juglindore dhe ju do ta fitoni kete lufte. Une nuk kam as frike dhe as turp sic thua ti shok i mire por nuk bashkohem me ty. Une nuk kam turp nga ndergjegjja ime qe nuk beson ne ideologjine marksiste-leniniste si zhvillimi me i mire i popujve. Besoj ne demokraci.

Ne nentor 1944 Isufi detyrohet te lere atdheun e te marre udhet e mergimit. Ne fillim ne Austri mandej ne Itali ku nuk i shpetoi dot burgut. Gjate vuajtjes te denim-internimit punoi me teper se 2 vjet me rekomandim te Sandro Pertinit me te cilin ishte njohur ne Ventotene ne Biblioteken e Vatikanit. Ne vitet 1946-1950 Stalini i kerkoi qeverise italiane kthimin ne atdhe per tiu nenshtruar gjyqit te popullit per krime lufte nder te tjere edhe te 10

shqiptareve. Sipas dokumenteve 10 te kerkuarit per tu denuar si kundershtare te komunizmit ishin keta Shefqet Verlaci Mustafa Kruja Mehdi Frasheri Mithat Frasheri Gjon Markagjoni Kole Bibe Mirakaj Hasan Dosti Qazim Mulleti Faik Quku e Isuf Luzaj.

Prof. dr. Isuf Luzaj u ndeshkua nga komunistet megjithese kontribuoi dhe e deshi Shqiperine me shume dhe me ndryshe nga ata. Edhe ne kushte te veshtira madje teper te veshtira prof. dr. Isuf Luzaj nuk pushoi se luftuari per ceshtjen kombetare shqiptare. Deshmi jane nje seri dokumentesh historike e leterkembime qe Isuf Luzaj ka lene si gjurme te formimit shkencor dhe kontributit te tij madhor disa prej te cilave kane rezistuar prej kujdesit te bijes se tij Elizabetes. Mbi keto dokumente gjendet nje leter-amanet e lene prej tij Beti vashe e vetme Mbaji per kujtim kur une nuk do te jem me. Yt ate Isufi. Brenda Arkives Luzaj gjendet dhe korrespondenca me personalitete te huaja te mirenjohura te botes si Sharl de Gol Alcide de Gasperi Palmiro Toliati Alessandro Pertini Stanislav Mikolajcik gjeneral Anders Vladislav. Pa harruar leterkembimin me njerez te shquar te kultures e te letrave si Neruda Borges Fan Noli. Kalvari i shkencetarit mergimtar vazhdon. Ne Argjentine fati e ndihmoi te behet mik i afert me poetin e madh Jorge Luis Borges. Qe nga viti 1965 profesor Isuf Luzaj jetoi ne SHBA.

Shkencetari e filozofi por edhe poeti i atdhe-dashurise se madhe Isuf Luzaj mbetet nje nder figurat me te spikatura te shkences dhe kultures sone kombetare. Por cuditerisht ky gjigand shkencor ky simbol kulture ky krijues letrash shqipe e kontributesh kombetare njihet ende pak ne Shqiperi dhe per me keq e per me turp nuk vleresohet sic duhet vleresuar nje pasuri e tille intelektuale. Sipas informacioneve ne SHBA ne France ne Itali Austri Spanje e kudo ku ai ka qene profesor apo kontributor shkencor emri i prof. dr. Isuf Luzaj gjendet ne skedat e nderit te figurave te shquara te shkences e filozofise. Ndersa ketu gjendet si gjithe qytetaret e tjere vetem ne regjistrin e gjendjes civile te vitit 1944 si i ikur nga atdheuhellip Eumlshte paradoksale heshtja ndaj vlerave te kesaj figure. Vepra e tij shumica e

pabotuar perfshin mbi 100 vellime te disa fushave. Krijimtaria letrare nis qe ne vitet lsquo30 te shekullit te kaluar me permbledhjen poetike Rrefimet botuar me 1937. Ne vitin 1954 botoi ne spanjisht ne Buenos Aires romanin Lumenjte derdhen te kuq. Prof. dr. Isuf Luzaj ka punuar per nje kohe te gjate ne disa nga universitetet e njohur te SHBA si drejtues katedre e departamenti si profesor i filozofise i letersise frenge i gjuhes dhe i letersise spanjolle.

Ne vitin 1984 ne jeten e prof. Isuf Luzaj shenohet nje ngjarje e historike per te dhe per Shqiperine sic e cilesoi ai. Ne Universitetin e Indianes ku nga katedra e filozofise ligjeronte perpara studenteve nga te pese kontinentet e Botes por fatkeqesisht asnje nga Shqiperia i Ftuari i Nderit ne kete takim Presidenti SHBA Ronald Regan i dhuroi prof. dr. Isuf Luzajt medaljen me prestigjioze ne fushen e Arsimit Amerikan me titullin Profesor i Amerikes.

Me 27 nentor 2000 prof. dr. Isuf Luzaj u nda nga jeta ne Cikago te Amerikes. Nga 2 dhjetori i po atij viti sipas amanetit te lene prej tij shkencetari poeti filozofi e atdhetari shqiptar Isuf Luzaj prehet ne Kanine ne token qe e lindi. Por absurdi me kete emer te madh te shkencave vazhdon. Asnje ze nuk po degjohet ende per vleresimin e tij dhe nxjerrjen ne drite te figures e kontribuuese te prof. dr. Isuf Luzaj. Ky gjigand i mendimit shkencor i filozofise dhe letersise deri me vleresim boteror e me medalje te larte te SHBA akorduar e dorezuar personalisht nga ish-presidenti i SHBA Ronald Regan. Ky shqiptar realisht eshte kontribut i denuar nga komunizmi i nderuar nga bota por qe cuditerisht vazhdon te jete i harruar i pa vleresuar edhe sot 20 vjet pas ndryshimeve politike. Prof. dr. Isuf Luzaj edhe pse duhet nuk po vendoset ne poltronin qe i takon brenda historise se personaliteteve te shkences dhe kultures kombetare shqiptare

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›