Ruçi: Telenovela e dokumentacionit të tokës merr fund me qeverinë e PS
MALLAKASTER- Kryesuesi i listës së qarkut Fier, Gramoz Ruçi është ndalur së bashku me Skuadrën e Rilindjes që garon në këtë qark, në komunat Greshicë dhe Kutë të Mallakastrës. Ruci, vuri theksin, në faktin, se në këto 8 vite të qeverisjes së djathtë është parë një rritje progresive e kostos të inputeve për bujqësinë, shoqëruar me një braktisje të fshatit dhe fermerëve. Gramoz Ruçi,në takimin elektoral theksoi se për fshatin dhe fermerët shqiptarë ka vetëm një rrugë për rimëkëmbjen e tyre; Rilindje përmes Programit të Partisë Socialiste. Certifikatën e pronësisë brenda mandatit të parë, 5-fishim të financimit publik për bujqësinë, 160 milion usd në sistemit të ujitjes dhe kullimit, naftë pa akcizë dhe pa taksë qarkullimi, kanë qënë disa nga angazhimet e drejtuesit të lartë socialist në komunat Greshicë dhe Kutë.
Në fjalën e tij në Greshicë Ruçi bëri krahasimin e inputeve bujqësore me mallra ushqimorë, duke vënë theksin se është kjo rritje e çmimeve të inputeve që e bën të papërballueshëm koston e produkteve bujqësore: “Dapi ka vajtur sa një kuintal mjaltë. Ureja ka vajtur sa një kuintal sheqer. Në qoftë se fermeri ka nevojë për të bërë një serë, për të blerë një traktor, apo për të blerë një lopë, nuk merr dot kredi, sepse kredia është me interesa që fermeri nuk i përballon dot.”
Në Greshicë, i pari i listës së PS për qarkun Fier është zotuar se: “asnjë kilogram produkt bujqësor nuk do mbetet dalë në treg”, tha Ruci duke shtuar se PS do të nxisë rritjen e prodhimit në gjithë vendin.
Në komunën Kutë, Gramoz Ruci është ndalur sërish në problemet e bujqësisë dhe blegtorisë.
“Se një hektar plugim është trefishuar, një hektar korrje është trefishuar, një hektar frezim është trefishuar. E dini pse?! Se është trefishuar çmimi i naftës, nga 650 lekë, ka vajtur 2000 lekë. Fshatari sot paguan për kombajnën, për zetorin, për traktorin aq sa paguan çdo qytetar për naftën për benzin, për autobusin, për fugonin etj. Saliu ktheu parmendën në vend, është kthyer bujqësia në kohën e mesjetës në aspektin e punës me tokën”.
Gramoz Ruci edhe njëherë është angazhuar për mbylljen e kapitullit të mungesës së tapisë mbi tokën.
“Telenovela e dokumentacionit të tokës do të marrë fund, brenda mandatit të parë qeverisës së Partisë Socialiste,” është zotuar Ruci në Kutë të Mallakastrës.
(m.a/BalkanWeb)