E Shtunë, 31 Tetor 2026

Fritzl, nisin hetimet për 4 dhunime e vrasje vajzash

 

Josef Fritzl, monstra austriak që përdhunoi dhe izoloi për 24 vjet të bijën e tij në një bodrum poshtë shtëpisë ku jetonte me të ëmën e saj, mund të jetë një vrasës “serial”. Të paktën kështu tregon hetimi i ri që ka nisur në policinë austriake kundër tij, pas lidhjes së disa fakteve që çuditërisht tregojnë se kanë ndodhur përdhunime dhe vrasje të vajzave të reja pranë vendeve që frekuentoheshin nga babai monstër. Pasi u dënua me burgim të përjetshëm, ndërsa pranoi të gjitha akuzat për rastin e të bijës, demoni austriak Josef Fritzl është i dyshuar për të paktën katër krime të tjera. Dënimin Fritzl e mori për dhunimin, izolimin, skllavërinë e të bijës dhe vrasjen e një prej shtatë fëmijëve të incestit, pasi kishte refuzuar ta dërgonte në spital për kura. Por nuk ka mjaftuar me kaq. Tani prokuroria austriake ka dyshime të forta se Fritzl mund të jetë autori i vrasjes dhe zhdukjes së katër vajzave të tjera në 20 vitet e fundit, por mbase edhe më shumë. Trupat e disa viktimave janë gjetur në vende që qëndronin pak larg vendeve që frekuentonte zakonisht vetë Fritzl. Një ka të bëjë me një vrasje në vitin 1986 të Martina Posch, një vajzë 17-vjeçare e dhunuar, e mbytur dhe e hedhur në një liqen pak kilometra nga pensioni që Fritzl drejtonte bashkë me të shoqen Rosemarie, sipas “Fox news”, që ka cituar shefin e policisë së Amstetenm, Alois Lissl. Rastet e tjera kanë të bëjnë me vrasjen e Anna Neumayer, një tjetër 17-vjeçare, pranë punës së Fritzl në vitin 1966 dhe zhdukjen e një 16-vjeçareje në vitin 2006, Julia Kuehrer, pak larg nga banesa e Jozef Fritzl. Hetimi që ka nisur kundër tij përfshin edhe vrasjen e një striptisteje 20-vjeçare, Gabriele Superkova, e cila u vra dhe u hodh në një liqen pranë vendit ku Fritzl po kalonte pushimet në vitin 2007.

Elisabeth në sallën e gjyqit bashkë me një nga vajzat e incestit
Avokatia Eva Plaz ka rrëfyer se Elisabeth, vajza e dhunuar e Jozef Fritzl, tani 42 vjeçe, ka mundur të ndjekë katër ditët e procesit të të atit në sallën e St Poelten, sepse donte t’u thoshte gjyqtarëve të mos besonin gënjeshtrat e llogaritura të të atit. Bashkë me të ishte edhe Kerstin, 20 vjeçe, një nga shtatë fëmijët e incestit të Elisabeth me të atin, Fritzl. Sipas avokates, vendimi i Elisabeth për t’u përballur me të atin e saj në sallë e ka detyruar atë të deklarohet fajtor për akuzat (The Sun).

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›