E Shtunë, 31 Tetor 2026

Frrok Çupi beson tek përmbysja e rezultatit, TV Klan jep telenovela

frokMedia qeveritare TV Klan është pushtuar nga një heshtje e thellë gjatë ditës së sotme në lidhje me rezultatet e zgjedhjeve, duke transmetuar pothuajse gjithë ditën telenovela dhe seriale.

Televizioni satelit i Klanit ndërkohë, ABC News, kishte ftuar në studio Frrok Çupin, i cili duket se është ndër të vetmit që beson se rezultati të përmbyset.

Ai tha se e djathta në kutitë në vijim, do ta përmbysë rezultatin, pasi do të marrë më shumë vota. Për këtë arsye, sipas tij, Rama doli dhe shpalli fitoren, në mënyrë që pastaj, sipas Çupit, të thotë se na vodhën.

Megjithatë, në fund ai e pranoi se e majta mund të vijë në pushtet, por sipas tij, kjo do të ishte një fatkeqësi e madhe për vendin, pasi në pushtet do të vinin komunistët.

Në fund, ai lëshoi edhe një akuzë ndaj opozitës, duke thënë se komisioneri i LSI-së në Laç u vra me qëllim pikërisht nga opozita./b.l

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›