Fryma e profetit në pikturë
Galeri
Sot në orën 19.00 në sallën Nr.2të Galerisë Kombëtare të Arteve, prezantohet ekspozita “Folloëing Shabetai Zvi”, e dy artistëve izraelitë Nadav Bloch dhe Nechama Levendel. Artistët izraelitë ekspozojnë për herë të parë në Galerinë Kombëtare të Arteve në Tiranë dhe publiku shqiptar ka mundësinë e një premiere tëartit izraelit të krijuar në ditët tona. Subjekti i ekspozitës “Folloëing Shabetai Zvi”lidhet ngushtë me frymëzimin për të bërë art, duke përfshirë në të ndjesinë dhe frymën e lënë nga profeti hebre Shabetai Zvi në periudhën e fundit të jetës së tij, kaluar në tokën shqiptare në Ulqin, ku u dënua dhe u syrgjynos prej autoriteteve turke, në mesin e gjysmës së dytë të shekullit XVII. Nadav Bloch ekspozon 20 punime në teknikën pigment mbi materialin thes i kafesë, të ricikluar në Ulqin. Nechama Levendel do të ekspozojë 23 punime pigment mbi objekte libra të vjetër, të gjetura në shtëpitë e banorëve të Ulqinit. Të dy artistët janë të njohur në vendin e tyre dhe kanë ekspozuar në Israel dhe në disa vende të tjera të botës. Ekspozita do të qëndrojë e hapur në Galerinë Kombëtare të Arteve nga data 6 -16 qershor 2008. a.m