Shkrimtari suedez Enquist: Dashuroj Europën, urrej euron
Të lexosh romanet e suedezit Per Olov Enquist është si të vizitosh disa nga vendet më të rëndësishëm të historisë së Europës, edhe pse ka mbetur jashtë librave të shkollës. Si romani “Salpetrire”, çmendina e fund viteve ‘800, Jean-Martin Charcot themeloi neurologjinë, dhe më vonë Marie Curie eksperimentoi rrezet X. Ose spitali psikiatrik i Oslos, në të cilën Knut Hamsun, në 1920 laureat Nobel për letërsi, pas luftës së dytë Botërore vuajti përqafimin e ideve të Hitlerit, një çmenduri e tij si ajo e miliona të tjerëve. Ose akoma oborri mbretëror i Danimarkës, ku një mjek i ardhur nga Gjermania ia doli të aplikoi idetë e tij iluministe në qeveri për 15 vjet përpara revolucionit francez. Enquist, 77 vjeç, shkrimtar, gazetar, skenarist televiziv dhe regjisor teatrot, disa herë kandidat Nobel (edhe pse ai thotë që jo), është një autor i njohur edhe përpara valës së fejtonistëve ekzistencial suedez.
Një çështje qendrore në të kaluarën e Europës. Edhe në librat tuaj, duke filluar nga “Mjeku në oborr”
-“Në fakt kjo histori, ka ndodhur më të vërtetë, dhe na mësuar shumë mbi mrekullitë që ndodhin kur qytetërimet ia dalin të takohen. Në vitin 1768 një mjek i ndriçuar i Hamburgut, Johann Struensee, u thirr në oborrin e Kopenhagenit për të mbikëqyrur shëndetin e mbretit të ri, Kristian VII, i sëmurë mendor. Në vetëm në tre vite, ky doktor vizionar ia doli të jetë i besuari i mbretit dhe mbretëreshës deri në atë pikë sa mundi të transformojë monarkinë absolute në një shtet modern dhe të emancipuar. Shenjë kjo që, kur idetë qarkullojnë, bota përparon”.
Por fundi është i tmerrshëm.
-“Është e vërtetë. Duke u bërë dashnor i mbretëreshës – e reja, e bukura dhe naivja Karolina Matilde-Struensee iu pre koka dhe Danimarka u rikthye serish në errësirën e regjimit të vjetër”.
Pra, pasioni shkatërroi një eksperiment të jashtëzakonshëm politik, një plan reformash aq i përparuar sa dhe arritjet e revolucionare parisien, dhe pa derdhje gjaku.
-“O, ndoshta ishte pikërisht pasioni që bëri të mundur eksperimentin. Pa dashurinë e Karolina Matilde, Struensee nuk do të kishte pasur kaq me ndikim në oborr sa mund të determinonte vendimet e qeverisë”.
Shumë personazhe të romaneve tuaj mishërojnë paradokset e historisë. Si Blanche Uittman, nga internuar në Salpetriere në asistente të Marie Curie, dhe në fund prapë e burgosur, kësaj here në trupin e saj, duke u bërë trung njerëzor nga ekspozimi ndaj rrezatimeve. Ose Knut Hamsum nga laureat Nobel në “Damnatio memoriae”, i harruar.
-“Hamsum ishte një shkrimtar i madh, ndër më të mirët e‘900. Kur Gjermania pushtoi Norvegjinë ai ishte më shumë se 80 vjeç dhe ishte një njeri i vetëm, i sëmurë. Atëherë u rreshtua më Nazizmin. Si ishte e mundur, që një njeri aq gjeni, të bënte një zgjedhje kaq të pamenduar? Sigurisht kjo është lëndë e mrekullueshme për një shkrimtar”.
Por detyra e shkrimtarit është me të vërtetë të hetojë realitetin, si një historian?
“Më shumë: për mua shkrimtari është një hetues. Unë lexoj shumë, çdo ditë. Dhe nuk e kam fjalën për romane – që kohët e fundit I lexoj pak – por thjesht fakte. Dokumente historike, tekste politike, revista dhe gazeta. Nëse do të shkruar një fiction origjinale, përpara duhet të njohësh botën. Si mjeshtrat e ‘800 Tolstoi dhe Dostojevskij, në fund të fundit, kështu bënin”.
Duke lexuar gazetat, nuk duket që sot kryqëzimet e qytetërimeve janë të gjitha të destinuara të favorizojnë përparimin.
-“Të rinjtë kanë vështirësi përballë një realiteti sa të vështirë aq intriguese. Kur unë kisha 30 vjeç, në vitet ’60, Europa dukej një trup i paralizuar, e përçarë për gjithmonë nga Lindja dhe Perëndimi. Dukej që asgjë nuk do të ndryshonte, ndoshta vetëm për keq, në një luftë totale. Kurse sot është ndryshe, në një botë që lëviz kaq shpejt sa justifikon dhe frikëra të mëdha, por edhe shpresa të mëdha”.
Shpresa e parë e dhjetë viteve të fundit, për miliona persona, ka qenë ideja e një Europe të bashkuar, Ju, gjithmonë i angazhuar në Partinë Socialdemokrate suedeze, keni qenë kritik ndaj procesit të integrimit në BE.
“Kur vendi im votoi për hyrjen në Be, në 1994, unë denoncova rrezikun e një komuniteti burokratike të dominuar nga vendet e mëdha, Franca dhe Gjermania, në dëm të vendeve më të vegjëla. Është një rrezik që duket dhe sot. Në vitin 2003, kur fitoi “jo” e hyrjes në monedhën e vetme, euron, unë festova kapërcimin e rrezikut. Me një llaf: mua nuk më pëlqen euroja sepse më pëlqen shumë Europa. Sot konsekuencat negative të atij operacioni të madh po shfaqen. Realiteti është se kryqëzimet e qytetërimeve janë një proces social dhe kulturor, jo financiar”.
Kjo nuk ka të bëjë me krenarinë- ose egoizmin - të një vendi të vogël e të pasur?
“Unë jam krenar të jetë një qytetar europian, dhe i shtetit tim, i cili ka vetëm 9 milion banorë. Më ka shtyrë mua për të shkuar nëpër botë, dhe më ka dhënë një gjuhë të bukur me të cilën shprehem. Jam i bindur se në qoftë se unë do të shkruajë direkt në gjermanisht ose në anglisht, nuk do të kisha pasur kaq shumë lexues. Kjo është bukuria e papërmbajtshme e pluralizmit”.
Ashtu si romanet dhe vendin juaj, shihet nga larg, një imazh dhe e kundërta e saj. Një qytetërim i qetë, efikas, përfshirës. Por edhe skenari i shfaqjeve i dramës së August Strindberg dhe të vrasjes së Olof Palme; ku dhe heroi të një serie thriller, Kurt Wallander, është i shqetësuar si personazhet kryesore të dramave të Ingmar Bergman
-“Mendoj se imazhi i parë korrespondon me realitetin. Suedezët janë shumë të civilizuar dhe janë shumë të lumtur për të paguar taksat shumta, siç do klisheja ... Dëshironi një shembull? Ingmar Bergman, shoku im i madh, ishte një person jetik, entuziast dhe shumë i kënaqshëm. Filmat e tij nuk flasin suedisht, por për njeriun. Forca e tyre është pikërisht kjo, në gjendje të kalojnë kufijtë e qytetërimit”.
*Marrë nga suplementi letrar i Corriere della Sera