E Diel, 1 Nëntor 2026

Frymës së Re të Bamir Topit i vjen era e politikës së vjetër antievropiane

01-05-2012 / Gazeta 55

Prej 21 janarit dhe votës së Bamir Topit më 8 maj për Edi Ramën, është prodhuar një klan që dje s’mbushi dot as një dhomë “4 me 4. në sallë u regjistruan shumë mungesa dhe klanin e ri u detyruan ta paraqesin familjarët e stafit aktual të presidentit në prag të pensionit


Dje rreth orës 10 të paradites, u celebrua forca më e re politike në skenën politike shqiptare. Edhe pse mes shumë pikëpyetjeve, por jo enigmave dhe dilemave se kush fshihet pas këtij projekti, iniciatorët kishin paralajmëruar për një demonstrim të fuqishëm të Frymës së re, në konferencën e parë për shtyp të prezantimit të saj. U tentua të përdoreshin emra të njohur, ish-funksionarë të Partisë Demokratike dhe përfaqësues të skeptrit politik të djathtë. Përveç Gazmend Oketës, i cili edhe u vetëshpall kryetar i partisë së Frymës dhe 2-3 personave që kanë milituar në Partinë Demokratike, asnjë emër tjetër i propaganduar si lavdidashës i Frymës së Re Demokratike të Bamir Topit, nuk ishte aty. Presidenti në largim, Bamir Topi i ndodhur nën ndikimin e pensionit politik, pas mbarimit të mandatit po mendon seriozisht të ri-angazhohet në politikë, por me një logo tjetër. Fryma e Re Demokratike është partia që u propagandua aq shumë mediatikisht si suksesi më i madh i Bamir Topit, në këto vite të ushtrimit të detyrës së Presidentit. Nga këtu lind hipoteza e parë se Fryma e Re Demokratike s’është gjë tjetër veçse një formacion i vetëshpallur opozitarizmi pas disa ngjarjeve që mbushin historinë e këtyre 5 viteve të Bamir Topit në Presidencë nga protesta e dhunshme e 21 janarit, vota “pro” Edi Ramës, dekorimi me “Medaljen e Artë” të ish prokurorëve dhe xhelatëve të regjimit komunist dhe qershia mbi tortë; prishja e balancave mes pushteteve, duke dhunuar dhe përdhosur Kushtetutën. Të gjitha këto vërtiten rreth cirkuiti që s’ka fillim dhe fund, por që çdo skaj i tij është arritje për interesat politike të celulës me qëllime destruktive. Në vetvete ajo që zyrtarizoi dje presidenti, i kamufluar përmes hispanikëve të tij, nuk ka të bëjë aspak me risinë Demokratike, pasi këtë s’mund ta sjellë një figurë e konsumuar politikisht dhe i përfshirë në disa ngjarje jo pozitive. Nëse ai del dhe kërkon votë opozitare, kjo është çështje tjetër dhe s’ia heq aspak të drejtën z.Bamir Topi të dalë dhe të thotë: “trima opozitarë, ejani mblidhuni këtu”. Përqasja dhe bashkëpunimi i tij me qarqet opozitare nuk është një konstatim sefte, veçse me lëvizjen e fundit, Topi ka komplikuar pozitat me Edi Ramën, me insistimin e krijimit të “frontit të opozitarizmit”. Kjo mund të mos i pëlqejë lidershipit socialist, pasi logjikisht do të thotë rrjedhje e votave të opozitës, drejt një partie fantazmë çka automatikisht prodhon dështimin elektoral në zgjedhjet e ardhshme. Në njërin krah partia e Topit po shihet si rrezik i votave të opozitës, ndërsa në krahun tjetër është cilësuar si “një e qeshur e madhe” . E qeshur që s’ndalet nga veriu në jug, po të kujtojmë se për mbledhjen e firmave të themelimit të saj janë përdorur metodat më primitive të mundshme, dikujt duke i premtuar një tufë dhish, e dikujt tjetër një tufë delesh. Është një qeshur e madhe se për mbledhjen e 3 000 firmave të themeluesve, janë dashur qindra udhëtime në skajet më të larta të komunave të vendit, si rasti i komunës së Polisit, pasi askush nuk i beson kësaj partie fantazmë, ndërsa po aq “fantazmë” janë edhe nismëtarët e saj. Fryma e Re Demokratike, është thjesht Fryma që i vë kapak sjelljeve të padenja të Presidentit, gjatë mandatit të tij 5-vjeçar si i Pari i Shtetit..., dhe përfundimi i kësaj ‘meseleje partiake’ merret me mend.

...

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›