Haradinaj sot ne Tirane me ftese te Berishes
Me ftese te kryeministrit, Sali Berisha, ish-kryeministri i Kosoves njeheresh edhe kryetari i Aleances per Ardhmerine e Kosoves (AAK), Ramush Haradinaj do te vizitoje sot Shqiperine. Lajmi u be i ditur fillimisht nga Ernest Luma, zyrtar per informim ne AAK. Ai konfirmoi per mediat kosovare se Haradinajt, do t'i behet nje pritje me protokoll te larte te shtetit shqiptar. Me konkretisht, sot paradite, Haradinaj do te zhvilloje ne oren 11:00 nje takim me kryeministri Berisha dhe me pas, rreth ores 11:45, dy personalitetet do te japin nje konference e perbashket per shtyp. Me pas, takimet vijojne ne mesdite me Presidentin e Republikes, Bujar Nishani, i cili do te prese ne Presidence, udheheqesin e Aleances per Ardhmerine e Kosoves. Po keshtu, Luma pohoi se Haradinaj do te takohet edhe me kreret e opozites, si dhe ata te spektrit te gjere politik te Shqiperise. Nderkohe qe do t'iu drejtohet me nje fjale pasdite deputeteve te Shqiperise ne nje seance te posacme plenare. Haradinaj do te jete i shoqeruar nga nje delegacion i gjere, nenkryetaret dhe udheheqesit e tjere te AAK-se. Vetem dy dite me pare, Haradinaj vizitoi Gjilanin, ku u prit ngrohtesisht nga gjilanasit. Ardhja e tij i beri bashke edhe zyrtaret e PDK-se e LDK-se, por edhe perfaqesues te subjekteve tjera politike. "Gjilani ka themel sepse ka dhene njerez te medhenj per kombin", - tha Haradinaj, ndersa sa i perket gjendjes aktuale ne Kosove, ai shtoi se nuk e ka ndermend te behet pjese e rendimit te se keqes. "Jam i interesuar te jap me teper kualitet, sepse jeta edhe ashtu eshte e rende ne Kosove, eshte e ndjeshme dhe sfiduese. Dua te ndihmoj me pune dhe t`i jap kualitet vendit. Qasja ime nuk eshte e re, por realisht nuk ia vlen me prishe gjendjen edhe ashtu te acaruar", - tha mes te tjerash lideri i AAK-se.