E Diel, 1 Nëntor 2026

70 vjecari i paidentifikuar ne Reanimacion, mjekët apel në News24

TIRANE- Prej më shumë se pesë ditësh në Reanimacionin e Neurologjisë në Qendrën Spitalore Universitare Nënë Tereza ndodhet i shtruar një shtetas në moshë, i paidentifikuar. Pacienti rreth të 70-ve është gjetur në rrugë në datën 30 janar dhe është dërguar mënjëherë në repartin e neurologjisë ku edhe po merr trajtimin e specializuar të personelit mjekësor. Bluzat e bardha bëjnë apel në News24 të afërmeve të pacientit që të paraqiten në reaprtin e neurologjisë. “ Në shërbimin tonë është paraqitur një pacient i paidentifikuar. Gjendja e tij është shumë e rënduar, shërbimi po i bëhet në maksimum. Kush e njeh të parqitet pranë shërbimit tonë.”- shpjegon kryeinfermierja File Sula. I moshuari i paidentifikuar nuk kishte asnjë dokument identifikimi në momentin që është shtruar në Reanimacionin e neurologjisë. Sipas personelit mjekësor, pacienti ka pësuar hemoragji cerebrale dhe aktualisht është në gjendje koma. (e.n/News24/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›