E Diel, 1 Nëntor 2026

Fshati me gjashtë vjet pa drita

Lajmi bëhet i ditur nga institucioni i Avokatit të Popullit, ku kanë mbërritur shumë ankesa. Energjia në fshatin Val, komuna Martanesh mugon që nga muaji shtator i vitit 2006.

Për këtë arsye, Avokati i Popullit ka riparaqitur ankesë pranë Këshillit të Komunës Martanesh për mosfurnizim me energji elektrike.“Institucioni i Avokatit të Popullit bazuar në kompetencat kushtetuese dhe ligjore në datë 02.04.2012, ka ftuar kompaninë CEZ Shpërndarje sh.a., Entin Rregullator të Energjisë dhe vetë përfaqësuesit vendor të zonës problematike në një takim të përbashkët. , për të parashtruar të gjitha pretendimet dhe versionin zyrtar përkatës.

Pas dëgjimit të palëve, AP ka komunikuar më pas në vijimësi me institucionet përkatëse me qëllim evitimin e zvarritjeve të vazhdueshme administrative për të përfunduar këtë investim që është klasifikuar e më pas është hequr nga plani i projekteve të dy viteve të fundit. Në vijim të ndjekjes së kësaj ankese me kontakte me drejtues të ERE-s dhe Kompanisë CEZ Shpërndarje sh.a jemi vënë në dijeni se situata për këtë komunë do të vazhdojë të mbetët e njëjtë pasi Fshati Val, nuk është përfshirë së fundmi në projektet për realizim investimesh”, bën me dije deklarata.

Edhe komuna Fushë-Kuqe, Laç, prej rreth 5 vjetësh nuk merr furnizim me energji elektrike pasi është vjedhur linja e shpërndarjes së energjisë elektrike. Sipas sqarimeve të banorëve që në vitin 2009 u premtua nga OSSH realizimi i investimeve, por nuk u ndërmorën masa për rifurnizimin me energji elektrike. Gjatë viteve 2010 e 2011 kanë vijuar pa zgjidhje përpjekjet e banorëve pranë ERE-s dhe CEZ-it. Edhe për këtë ankesë AP ndërmori në datë 02.04.2012, një takim me kompaninë CEZ Shpërndarje sh.a., Entin Rregullator të Energjisë dhe vetë përfaqësuesit vendor të zonës problematike, për të parashtruar të gjitha pretendimet dhe versionin zyrtar përkatës. Në vijim të ndjekjes së këtij rasti AP dhe CEZ kanë komunikuar edhe pas takimit dhe nga drejtuesit e CEZ Shpërndarje sh,a jemi vënë në dijeni se kanë hasur probleme në marrjen e kredisë përkatëse, e realizimi i investimeve është shtyrë.

“Institucioni i Avokatit te Popullit e konsideron ofrimin e shërbimit publik të furnizimit me energji elektrike si një nevojë  thelbësore për individët dhe posedimin e saj lirisht në përputhje me standardet, si një të drejtë elementare për ta. Për sa më sipër AP kërkon ndihmën e medieve për të përcjellë këtë thirrje publike si përpjekje për ndërgjegjësimin e organeve kompetente të cilat e kanë shkelur në mënyrë të drejtpërdrejtë të drejtën e sipërcituar”, përfundon reagimi. /Start/

                                                                                             2012-09-26 10:40
   

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›