Nis fshesa në SHISH, shkarkohen dhjetëra punonjës

Sipas burimeve të “Shqip”, Shërbimi Informativ Shtetëror, SHISH, është përfshirë nga vala e parë e shkarkimeve të punonjësve. Duke nisur nga fillimi i muajit shtator në këtë institucion, janë lëshuar shkresat për largime nga puna, por edhe janë firmosur dokumentet për dorëheqje nga detyra.
Pas emërimit të drejtorit të ri të Shërbimit Informativ Kombëtar, Visho Ajazi Lika, janë larguar dhe dorëhequr dhjetëra punonjës. Sipas ish-punonjësve, vala e parë e largimeve pritet të mbyllet më datën 10 tetor. Ndërkohë që kanë nisur zëvendësimet e para, intervistat, aplikimet nëpërmjet dorëzimit të jetëshkrimeve e dosjeve me dokumentacionin e kërkuar, për t’u emëruar në radhët e pranimeve të reja. Kështu, nëse kandidatët për punonjës kualifikohen në fazën e parë, vijojnë me etapat e tjera të punësimit.
Drejtues drejtorish kanë dhënë dorëheqjen pas uljes në detyrë që u është propozuar. Vendi i një specialisti, apo punonjësi në terren pas shumë vitesh në krye të sektorëve nuk u ka shkuar për shtat e kështu, krerët e drejtorive kanë firmosur dorëheqjen duke shkëputur marrëdhëniet me institucionin. Pas emërimit të kreut të ri të shërbimit informativ, vala e shkarkimeve u parashikua edhe nga anëtarët e opozitës. Në ditët e para të punës së kreut të SHISH-it, punonjësit kanë qëndruar për orë të tëra pas orarit zyrtar në shërbim gatishmërie. Më pas muaji shtator është çelur me largime.
Përveç krerëve të drejtorive, që në rastin e Shërbimit Informativ nuk konsiderohen si poste politike të institucionit, janë larguar edhe punonjës të thjeshtë. Gjatë këtij muaji atyre u është komunikuar largimi nga puna, edhe pse sektori ku punonin prej vitesh nuk parashikohet të jetë post politik. Sipas ish-punonjësve, emërimet dhe largimet, dorëheqjet apo uljet në detyrë, në Shërbimin Informativ Shtetëror bëhen sipas legjislacionit në fuqi, dhe konkretisht afateve dhe përcaktimeve që bën Kodi i Punës.
Ndryshim
Emërimi i drejtorit të ri të SHISH, Visho Ajazi Lika, është bërë më 9 gusht me një dekret të posaçëm të Presidentit të Republikës, Bujar Nishani, dhe propozim të Kryeministrit, Sali Berisha. Zoti Ajazi Lika ka ardhur në këtë detyrë nga ministria e Inovacionit, ku shërbente si zv.ministër. Ndërkaq, disa vite më parë, kur President i Republikës ishte Sali Berisha, drejtori aktual i shërbimit sekret ishte numri dy i institucionit të drejtuar nga Bashkim Gazidede. Në ligjin “Për Statusin e Punonjësit të SHISH”, pikërisht në nenin 45 theksohet se: Punonjësi i Shërbimit Informativ të Shtetit lirohet me urdhër të Drejtorit të këtij Shërbimi, kur: a) jep dorëheqjen.
Në këtë rast drejtori duhet të shprehet brenda 30 ditëve nga kërkesa për dorëheqje; b) mbush moshën për pension të plotë pleqërie; c) mbush moshën për pension të parakohshëm dhe kërkon të largohet nga ky shërbim; ç) bëhet i paaftë përgjithmonë nga ana shëndetësore, të vërtetuar me vendim të komisionit mjekësor; d) bëhen shkurtime, në kuadër të ristrukturimit, dhe kur nuk mund të sistemohet në një vend tjetër pune, brenda këtij shërbimi; dh) vlerësohet i paaftë në realizimin e detyrës së ngarkuar, të paktën, pas dy vlerësimeve të njëpasnjëshme të rezultateve në punë, të mbështetura edhe nga njësia e ngarkuar me funksionet e inspektimit; e) nuk pranon të transferohet dhe bën kërkesë për të dalë në lirim. /Start/Shqip/
2012-09-26 13:29