E Diel, 1 Nëntor 2026

Gjykata lë në qeli ish-gardianin Agim Llupo

Trupi gjykues hodhi poshtë kërkesën e bërë nga avokatët mbrojtës së ish-gardianit, duke e lënë sërish në qeli atë. Nga ana tjetër, Prokuroria, duke kundërshtuar kërkesën e avokatëve mbrojtës, theksoi se “ka ende prova dhe dëshmitarë që nuk janë paparaqitur”.

Kërkesa e avokatëve për ndryshimin e masës së sigurisë nga “arrest me burg” në një masë më të lehtë, u bë në seancën e 19 shtatorit. Këtë kërkesë, ai e motivojnë me dështimin e Prokurorisë deri më tani për të përpiluar dosjen ndaj Llupos për vrasjen e demonstruesve.

Në seancën e ardhshme pritet të dëshmojnë edhe tre deputetët e PS-së Paulin Stërkaj, Tom Doshi dhe Besnik Bare në lidhje me ngjarjet e asaj dite. /Start/
 

                                                                                             2012-09-26 15:52
   

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›