E Shtunë, 31 Tetor 2026

Arrestohen dy të rinj si bashkëpunëtorë në një vrasje

Policia në bashkëpunim me Prokurorinë arrestuan shtetasit Erland Zenka, 24-vjeç dhe Florian Hataj. 23-vjeç, të dy banues në fshatin Risili, komuna Llakatund.

Nga hetimet e kryera ka rezultuar se këta dy shtetas në bashkëpunim me njëri-tjetrin dhe me shtetasin me iniciale R. Rr., i arrestuar më datë 31 korrik 2012  kanë vrarë me armë zjarri shtetasin Leonard Latifaj. Më konrkretisht ngjarja ka ndodhur gjatë provave për shit-blerjen (trafikimin) e një arme zjarri dhe në konflikt e sipër midis tyre dhe viktimës, ka ndodhur krimi.

 Ngjarja u regjistrua në fshatin Shushicë. “Në lidhje me ngjarjen e mësipërme nga Strukturat Kundër Krimeve të Rënda në Drejtorinë e Policisë Qarku Vlorë është gjetur dhe sekuestruar arma e krimit si dhe janë kryer hetime dhe  janë siguruar të tjera prova shkencore për përfshirjen e tyre kryerjen e këtij krimi”, thanë burime zyrtare. Materialet procedurale ju referuan Prokurorisë për veprën penale “Vrasje me dashje” e kryer në bashkëpunim dhe “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe municionit”. /Start/

                                                                                             2012-09-26 11:24
   

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›