E Shtunë, 31 Tetor 2026

Trafik te miturish ne Greqi, 3 bien ne pranga

Korce- Trafikantet nuk kursejne as te miturit ne gjuetine e tyre per te fituar sa me shume. Operacioni policor i koduar "Pranvera" ka vene ne pranga tre persona, mes te cileve edhe nje femer, te cilet organizonin trafikun e klandestineve ne drejtim te Greqise kundrejt 1200 eurove per emigrant. Burime zyrtare te policise se Korces bejne te ditur se ne perfundim te ketij operacioni u arrestuan 48 vjecari nga fshati Koshnice i Devollit, Ylli Palla, 30 vjecari Florian Martaneshi, nga Tirana, si dhe 28 vjecarja Lule Hamzallari, nga qyteti i Pogradecit. Agjentet shoqeruan edhe pese klandestine, mes te cileve dy femije, qe tentonin Greqine. Policia tha se grupi do te perfitonte 1200 euro nga ky trafik. Aksioni eshte ndermarre rreth ores 01:00 te mengjesit te djeshem, ku gjate kontrollit te baneses se Ylli Palla, u zbuluan edhe klandestinet. Sipas policise, emigrantet mblidheshin nga Hamzallari, kjo nen hetim ne gjendje te lire, e me pas transportoheshin me makinen e saj "Benz" me targa DV 1410 A, qe i conte nga Pogradeci ne Devoll. Me pas Palla dhe Martaneshi organizonin udhetimin ilegal per ne vendin fqinj.

D.Zisi


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›