Fsheh drogën në mullar arrestohet
14/06/2009 Rreth 400 gram
Efektivat e drejtorisë së policisë së qarkut të Shkodrës kanë arritur të zbulojnë të fshehur nën një mullar bari në banesën e një shtetasi në fshatin Muriqan të Shkodrës një pako me peshë 323 gram që dyshohet se është lëndë narkotike. Pikërisht kjo sasi e lëndës së ndaluar i ka shkaktuar arrestimin shtetasit Gëzim B., vjeç 38, lindur e banues ne fshatin “Muriqan”, Komuna Ana e Malit, Shkodër, pronar i banesës në oborrin e së cilës u gjet malli. Burimet policore shprehen se arrestimi i këtij shtetasi u bë, pasi në bazë të një informacioni të marrë në rrugë operative, nga efektivat e Seksionit Kundër Narkotikëve në Drejtorinë e Policisë Qarku Shkodër, u ushtrua kontroll në banesën e këtij shtetas. Gjatë kontrollit të ushtruar, në oborrin e banesës së tij, poshtë një mullari kashte është gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale një pako e mbështjellë me natriban, me peshë 323 gram, e cila dyshohet të ketë lëndë narkotike canabis sattiva. Nga ana e policisë u kryen veprimet e duhura hetimore e procedurale dhe materialet në ngarkim të shtetasit Gëzim B. i kaluan për veprime të mëtejshme Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër, për veprën penale “Mbajtje dhe shitje e narkotikëve”. V. Abdyli