E Shtunë, 31 Tetor 2026

METE: Investimet e huaja janë trefishuar

14/06/2009  Në plan 6 parqe industriale

Investimet e huaja direkte në vendin tonë janë trefishuar gjatë katër viteve të fundit. Sipas ministrit të Ekonomisë, Genc Ruli, Shqipëria është renditur e dyta në botë për përmirësimin e klimës së biznesit dhe të 14-tin për mbrojtjen e investitorëve. Po kështu, në treguesin e “Lirisë Ekonomike”, vendi ynë renditet i barabartë me shumë vende të Bashkimit Evropian. Ministri Ruli ka theksuar se gjatë kësaj periudhe është ndërmarrë reforma e madhe rregullatore, e cila mundësoi regjistrimin e biznesit në 60 minuta, nga 44 ditë, me një kosto më pak se 1 euro, u eliminuan 104 leje dhe licenca dhe u ngrit Qendra Kombëtare e Licencimit. Po ashtu, janë programuar 6 parqe industriale kombëtare dhe u lidhën tre kontratat e para, me investim 55 milionë euro apo punësim deri në 30 mijë vetë. “Eksportet shqiptare u rritën si asnjëherë me një ritëm prej 25 për qind në vit dhe për herë të parë u ngritën dy fonde shtetërore në ndihmë të eksportuesve, ndërsa janë akorduar 25 milionë euro kreditim i butë për biznesin prodhues”, - shprehet Ruli. Sipas tij, ka përfunduar me sukses të plotë procesi i ristrukturimit të ekonomisë nëpërmjet privatizimeve strategjike

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›